Vëllai i 30-vjeçarit shqiptar që u gjet sot shpërthen në lot, momenti kur trupi i pa jetë sillet në breg

Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që më 10 janar ra në lumë së bashku me shokun e tij.

Trupi i Karajt u lokalizua pranë fshatit Urakë, gjatë një patrullimi me gomone të forcave të ushtrisë.

Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe familjarët e të ndjerit, ndërsa vëllai i Karajt shpërtheu në lot kur pa trupin e tij të vendosur në automjetin e morgut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit të 10 janarit, kur automjeti që drejtohej nga Andi Losha, 24 vjeç, dhe ku pasagjer ishte Jurgen Karaj, ra në përroin e Darsit.

Sipas policisë, Losha u largua nga vendi i ngjarjes pa njoftuar autoritetet dhe pa ofruar ndihmë për pasagjerin, i cili u mor nga rrjedha e ujit.

Related Posts

TENSION NË QEVERI/ Përplasje e fortë mes Edi Rama dhe Belinda Balluku pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Një situatë e tensionuar është krijuar në kulmin e qeverisë, pasi vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese kundër ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka tronditur…

Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re, Xhensila Myrtezaj publikon këngën thumbuese! A është dedikim për aktorin?

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit…

“Shumë para, oferta pune dhe udhëtime”: Këto shenja të zodiakut do të përballen së shpejti me lajme surprizë

Disa shenja të horoskopit do të përballen me lajme të papritura, mesazhe që ndryshojnë planet dhe zhvillime të shpejta, të cilat pritet të ndikojnë në humorin dhe…

Kushtetuesja votoi kundër Ballukut/ Çfarë ndodhi me Ramën tek Kryeministria

Gjykata Kushtetuese e zbuloi vendimmarrjen të premten vonë, duke mbajtur në ankth për orë të tëra qeverinë, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të cilët një pjesë të…

E mori lumi që më 10 janar, gjendet sot trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj

Sipas hetimeve, Jurgen Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua, në fshatin Dars, Klos….

Predikonte Jehovain në shkollë, mësuesi në Tiranë!

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e tillë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Gustav…