Rreziku nga virusi i rrallë/ Burimi, lakuriqët e natës. Mjekët: Kujdes kush shkon në këto vende

Virusi i ri i Nipah, i cili u shfaq në janar në Indi ka si burim lakuriqët e natës dhe renditet ndër 10 viruset më të rrezikshme në botë.

“Risk i përhapjes në vendin tonë është tepër i ulët, por konsiderohet ndër 10 viruset më të rrezikshme”, shprehet Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve të infktive ISHP.

Si mund të infektohesh me këtë virus?

Bino: Nga sekrecionet e lakuriqëve te natës, nga konsumi i hurmave të palmës, nga kujdesia për kafshët shtëpiake, por edhe nga njeriu tek tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe spërklave.

Virusi shkakton sëmundje shumë të rëndë dhe vdekshmëri të lartë deri në 75 % të rasteve.

“Fillon me temperaturë, distres, vështirësi në frymëmarrje deri dhe prekje të trurit, encefalit akut, por edhe encefalit që shfaqet shumë pakohë pasi ke kaluar sëmundjen deri në një vit”, shprehet më tej ajo.

Rreziku mbetet i ulëte për sa kohë virus nuk qëndron në ajër, por jo për personat që vizitojnë këto vende.

“Personat që shkojnë në Indi, Singapor, Bangladesh është mirë të marrin disa këshilla”, thekson Bino.

Autoritet shëndetësore sqarojnë se nuk ka vend për panik pasi risku është shumë i ulët./Top Channel

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…