“Gjyshi im tirons kaloi me sukses operacionin e vështirë, dhe sot ai i këndon jetës me fizarmonikë”

Një i ri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një surprizë të veçantë për gjyshin e tij, i cili vetëm pak ditë më parë ka kaluar një operacion të vështirë, por fatmirësisht me sukses.

Ai është 78-vjeç, quhet Mic Lika, një tirons i vjetër me zemër të madhe dhe shpirt të artë. Në videon e dërguar në redaksi, ai shfaqet duke kënduar dhe duke luajtur në fizarmonikë njëkohësisht, me të njëjtin pasion e dashuri si dikur.

“Gjyshi im para një jave sapo doli nga një operim shumë i vështirë, por me sukses. Është 78-vjeç dhe shpirtin e tij luftarak, bashkë me talentin e tij në fizarmonikë, doja ta ndaja me të gjithë ju me një mesazh shumë të bukur: Mos harroni: rruga më e bukur shpesh kalon nga përpjekjet më të vështira. Besoni tek Zoti, ecni përpara me zemër dhe mos lejoni askënd t’ju shuajë dritën që keni brenda.”

Në fytyrën e Mic Likës lexohet qetësia e viteve, përvoja e jetës dhe një urtësi që vetëm koha di ta falë. Duart e tij, që sot prekin tastierën e fizarmonikës me aq dashuri, kanë mbajtur mbi vete histori, sakrifica dhe kujtime nga një Tiranë që ka ndryshuar, por që ai e mban ende gjallë në zemër.

Fizarmonika për të nuk është thjesht një instrument, është zëri i shpirtit. Çdo tingull që del prej saj duket sikur rrëfen rininë, dashuritë e dikurshme, rrugicat me kalldrëm dhe miqësitë e pastra të kohëve të vjetra. Ai nuk luan thjesht muzikë, ai rrëfen jetë.

Me një vështrim të butë dhe të thellë, Mici përfaqëson atë brez burrash tirons që dinin të respektonin, të donin dhe të qëndronin të fortë për familjen. Ka diçka fisnike në qëndrimin e tij, një thjeshtësi që të prek zemrën.

Historia e tij është një kujtesë se forca nuk matet me moshën, por me shpirtin. Dhe sot, pas një beteje të vështirë shëndetësore, ai vazhdon të këndojë, si për të thënë se jeta fitohet çdo ditë, me besim dhe me zemër.

I urojmë shëndet të plotë Mic Likës dhe falënderojmë nipin e tij për këtë mesazh kaq të bukur që na rikthen shpresën.

Related Posts

Horoskopi Paolo Fox, e premte 13 shkurt 2026

Astrologu më i famshëm në televizionin italian ofron pasqyrën e tij të përditshme zodiakale për të lindurit nën shenjat e ujit, ajrit, tokës dhe zjarrit. ♈ Dashi…

Del jashtë parashikimit emisioni ‘Opinion’! Përplasje fizike mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt. Video

Një situatë e paprecedentë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”, ku tema e diskutimit ishte procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së…

E premtja e 13 shkurtit, ditë e keqe? Jo për këto tri shenja të Horoskopit

E premtja që bie në datën 13 konsiderohet si një ditë që sjell fat të keq. Tradicionalisht, njerëzit qëndrojnë vigjilentë në këtë datë për të shmangur situatat…

Vetting: Parkun ‘fantazmë’ Durana Tech, “kullota” e Elira Kokokës që përpiu miliona euro! Si u favorizuan firmat e skandalit të AKSHIT, nga Ergys Agasi te Ermal Beqiri, Andis Papa dhe Gezim Hoxha

EMISIONI VETTING Në shtator 2025, Drejtoria Rajonale e Sistemit të Shpërndarjes Tiranë do të hapte tenderin për furnizimin me energji elektrike për parkun e parë teknologjik në…

Mbërrin sonte në Rinas, i ekstraduari nga Belgjika Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lëvizja e tij vjen në një kohë kur Suel Çela, i…

E premte 13. Dhe është sot!

Shihni kalendarin! Sot është ditë e premte, data 13. Një ditë që shumë e konsiderojnë si ters, po ashtu si dhe numrin. Dhe ndodh një, 2 ose…