Trump: Aleatët dhe NATO refuzojnë të ndihmojnë për sigurinë e Hormuzit

Donald Trump kritikon NATO-n dhe aleatët e tjerë të SHBA-së. Tregoi se i është thënë se ata “nuk duan të përfshihen” në luftën e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se shumica e aleatëve dhe NATO kanë refuzuar të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, Trump u shpreh i pakënaqur me mungesën e mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se SHBA po vepron pa ndihmën e aleatëve, pavarësisht se shumë prej tyre janë dakord me qëndrimin amerikan ndaj Iranit.

Në rrjetin e tij TruthSocial, ai thotë: “Ne nuk ‘kemi më nevojë’, ose nuk dëshirojmë, ndihmën e vendeve të NATO-s — NUK E KAM PASUR KURRË!”

“Ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë çdo vit për të mbrojtur këto vende, por në moment nevoje ata nuk bëjnë asgjë për ne,” tha ai, duke e cilësuar NATO-n si një “rrugë me një drejtim”.

“Nuk kemi nevojë për ta, por duhet të kishin qenë aty”, tha Trump duke shtuar se NATO po bën një gabim të madh sipas tij.

“Për shkak të faktit që kemi pasur një sukses të tillë ushtarak, nuk kemi më ‘nevojë’ ose dëshirë për ndihmën e vendeve të NATO-s — NUK E KAM PASUR KURRË! Po kështu, Japonia, Australia apo Koreja e Jugut.

Në fakt, duke folur si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm në botë deri tani, NE NUK KEMI NEVOJË PËR NDIHMËN E ASKUJVE!”, zbraz nervozizmin e tij Trump.

Ndërkohë, konflikti mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin vijon të përshkallëzohet, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit është bërë shumë i rrezikshëm për shkak të kërcënimeve nga raketat kundër anijeve, dronët dhe minat detare.

Situata ka nisur të reflektohet edhe në tregjet globale, me rritje të çmimeve të karburantit dhe shqetësime për një krizë të mundshme energjetike në shkallë botërore.

Foto: AP

Related Posts

“Nëse për dikë është tmerr…”- Fifi i del në mbrojtje Erkandit dhe ONIMA, zbulon edhe një sekret

Skandali i bujshëm mes këngëtarit Gjesti dhe shtëpisë diskografike “ONIMA” ka ndarë në dy kampe estradën shqiptare. Ndërkohë që një numër i madh artistësh kanë dalë publikisht…

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout/ Detajet

Policia në Laç ka ndërmarrë një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë pelegrinazhit në Kisha e Shna Ndout, i cili ka nisur…

Prill 2026: 3 shenjat e zodiakut që hyjnë në një periudhë ndryshimesh të mëdha

Prilli 2026: 3 shenjat që hyjnë në një periudhë ndryshimesh të mëdha Prilli vjen me një energji të fortë ndryshimi për disa shenja të zodiakut, duke sjellë…

Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën një burrë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar më 16 mars 2026 në fshatin Grekan. Shtetasi E. B., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor…

E moshuara në Tiranë humbi jetën pasi u përplas nga autoboti, policia reagon me njoftim zyrtar

Një aksident i rëndë u regjistrua pranë Gjykatës së Tiranës, ku një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) përplasi për vdekje një grua që lëvizte me motoçikletë….

Shtrenjtohet sërish nafta, çmimi me pakicë arrin..

TIRANË – Çmimi i naftës me pakicë në tregun shqiptar është rritur sërish, duke arritur në 199 lekë për litër, nga 193 lekë që ishte më 11…