Një aksident tr*gjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Skënderajt, në Kosovë, duke tr*nditur komunitetin vendas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, duke i shkaktuar p*agë fataIe.
Viktima është identifikuar si mësuesi i njohur Miftar Lushtaku, një figurë e respektuar në zonë për kontributin e tij në arsim dhe edukim.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur pranë xhamisë “Shaban Jashari”, një zonë e frekuentuar nga banorët, veçanërisht në orët e mbrëmjes. Dëshmitarë okularë kanë treguar se gjithçka ka ndodhur në pak çaste, duke mos lënë hapësirë për ndërhyrje të menjëhershme.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e trupit dhe sigurimin e zonës.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, duke përfshirë shkaqet që çuan në aksident dhe përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit.
Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët, kolegët dhe nxënësit e viktimës, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi këtë aksident tragjik.
