Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Xen Oruçi, ka surprizuar jo pak publikun me një deklaratë të fundit lidhur me jetën e tij private dhe strategjinë që ndoqi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar së fundmi në një intervistë për ekranin e MCN, Xeni ka zbuluar një të vërtetë që e kishte mbajtur të fshehtë gjatë gjithë rrugëtimit të tij në reality show.
I pyetur se si i ka ecur me vajzat pas daljes nga “Big Brother”, ai u përgjigj prerë, duke zbuluar statusin e tij aktual: “Me gocat jo mirë, jam i lidhur.”
Por surpriza e vërtetë erdhi kur u pyet nëse kjo lidhje ekzistonte edhe gjatë kohës që ai ishte pjesë e spektaklit. Ish-banori pranoi hapur se kishte gënjyer për statusin e tij, duke u hequr si “single” për të pasur më shumë liri veprimi në lojë dhe për të krijuar dinamika.
“Po, isha i lidhur që në Big dhe është një nga gjërat për të cilat kam gënjyer që nuk jam i lidhur, për të luajtur… arrita të bëj disa flirte. E dashura më ka lënë nja dy herë për ca gjëra që kanë ndodhur aty. Kur dola, isha prapë me të“, tregoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE