Një djalë shqiptar humbi jetën në rrethana të dhimbshme në Angli, familja: V dekja mund të shmangej

Një 19-vjeçar shqiptar që ka humbur jetën në një aksident tragjik në një kantier ndërtimi në Acton, Londër, pasoi një raport nga autoritetet britanike që e kanë cilësuar ngjarjen si “plotësisht të shmangshme”.

Viktima, Renols Lleshi, ishte duke ndihmuar në çmontimin e skelave në kopshtin e çatisë së katit të 12-të të një pallati në ndërtim, pranë zonës së Ark Soane Academy, në Mill Hill Road.

“Renols Lleshi, 19 vjeç, po ndihmonte në çmontimin e skelave në katin e 12-të të kopshtit të çatisë së një blloku apartamentesh që po ndërtohej në vendin e ndërtimit të Akademisë Ark Soane, Mill Hill Road, Londër W3, më 5 korrik 2023. Ndërsa ai shkeli mbi një bosht ventilimi, mbulesa u shemb dhe ai ra nga kati i gjashtë duke shkaktuar vdekjen”, – raporton media britanike.

Babai i tij tha: “Unë dhe familja ime jemi të shkatërruar nga humbja e Renols. Të dish që vdekja e tij u shkaktua nga një aksident që ishte plotësisht i shmangshëm vetëm sa e bën humbjen tonë edhe më të vështirë për t’u përballuar.”

Sipas hetimeve, i riu kishte shkelur mbi një bosht ventilimi, mbulesa e të cilit u shemb, duke bërë që ai të binte gjashtë kate më poshtë. Si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Hetimi i kryer nga Autoriteti për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë (HSE) zbuloi se hapësira ishte mbuluar vetëm me një fletë kartoni gipsi dhe shkumë çatie, masa që konsiderohen të pamjaftueshme për garantimin e sigurisë.

Po ashtu, u konstatua se inspektimet rutinë të objektit nuk përfshinin zonën e kopshtit të çatisë, duke bërë që rreziku të mos identifikohej dhe punëtorëve të mos u jepej asnjë paralajmërim.

Familjarët e viktimës u shprehën se fakti që vdekja e tij ishte e shmangshme e bën humbjen edhe më të rëndë. Babai i të ndjerit deklaroi se, pavarësisht mirënjohjes për hetimin dhe ndjekjen penale të përgjegjësve, asgjë nuk mund ta rikthejë djalin e tyre apo të lehtësojë dhimbjen.

Kompania e ndërtimit “Jerram Falkus Construction Limited”, punëdhënësi i viktimës, pranoi shkeljen e rregullave për punën në lartësi. Ajo u gjobit me 42,200 paund, si dhe u detyrua të paguajë 2,000 paund shtesë dhe 5,000 paund shpenzime gjyqësore, sipas vendimit të Gjykatës së Magjistraturës të Londrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

(VIDEO) Akti heroik i policit në Shkodër, hidhet në lumin Buna për të shpëtuar 59-vjeçaren që tentoi të vetëmb*tej

Një akt heroik është shënuar sot nga policia e Shkodrës, efektivi i së cilës u hodh në lumin Buna për të shpëtuar një 59-vjeçare që u hodh…

Artan Kola PLAS B0MBEN pas daljes nga BBVA/ Nxjerrë ZBULUAR produksionin dhe i kërkon llogari Ledion Licos! (Video)

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Artani ishte banori i radhës që përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Pas daljes nga shtëpia…

VIDEO/ Kur PD e Salihit denigronte dhe akuzonte si “njeri të sigurimi”‘ HER0lN e domokracisë për demokratët, Azem Hajdarin

Një material që pritet të tronditë opinionin publik dhe të hapë debat të fortë në skenën politike shqiptare. Pamje të rralla dhe të pa transmetuara më parë…

E FUNDIT/ Tentoi të vetëmb*tej në lumë, forcat e policisë nxjerrin nga uji gruan në gjendje të rëndë

Një grua 59-vjeçare është shpëtuar nga policia pasi tentoi të mbytej në lumin Buna, në Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:30 në Sallën Operative është marrë…

“Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim!” Qytetari “ç mendet” pas kreut të PD: Nuk ia kam besën askujt tjetër (Video)

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar atë që ai e quan “Foltore” në Laprakë. Një nga momentet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qënë…

E trishtë/ E moshuara ndërron jetë e braktisur në banesë

Një tjetër rast i dhimbshëm i vetmisë dhe braktisjes së të moshuarve është shënuar në Korçë. Një 71-vjeçare, Zana Qendro, është gjetur e pajetë në banesën e…