Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes banorëve.

Deri më tani janë konfirmuar dy persona të plagosur rëndë, të dy të moshuar, një burrë e një grua të moshës 86 dhe 84 vjeç, të cilët u transferuan në Spitalin Sant’Eugenio.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Via Tavagnasco, ku sipas dyshimeve paraprake, shpërthimi i një bombole gazi ka qenë shkaku i incidentit. Si pasojë e forcës së shpërthimit, përveç pallatit të shembur, janë dëmtuar edhe të paktën tre banesa të tjera.

Muret e ndërtesave janë shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa inertet kanë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara në afërsi. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke arritur të nxjerrin dy persona nga rrënojat, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, pasi ekzistojnë dyshime se persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ndërkohë, rreth 70 banorë janë evakuuar nga zona dhe po qëndrojnë jashtë banesave të tyre për arsye sigurie.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa zona mbetet e izoluar.

Related Posts

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…

Familja e Selin reagon ashpër dhe kërkon menjëherë përjashtimin e Juelës: Publikojnë pamjet e rënda (Video)

Një tjetër përplasje e fortë verbale është regjistruar gjatë mbrëmjes së fundit në spektaklin “Big Brother VIP 5”, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke shkaktuar reagime…

Mënyra natyrale për rritjen e 0RGANlT GJENlTAL

Një përqindje e madhe e meshkujve janë të pakënaqur me madhësinë e 0RGANeve të tyre GJENlTALe, por studimet tregojnë se shumica kanë një pamje të shtrembëruar se…

Ky është polici hero që shpëtoi gruan nga vetëmb’ytja në lumin Buna

Një akt i rrallë guximi dhe humanizmi është shënuar nga radhët e Policisë së Shtetit, ku një efektiv i ri ka rrezikuar jetën për të shpëtuar një…