Bordi i Transparencës për Hidrokarburet ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas, vetëm një ditë pas uljes së tyre.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, çmimi i naftës është rritur me 15 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës me 6 lekë për litër në tregun e pakicës. 
Çmimet e reja të miratuara
Me shumicë:
Nafta: 206 lekë/litër Benzina: 169 lekë/litër
Me pakicë:
Nafta: 218 lekë/litër Benzina: 181 lekë/litër
Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshime.
Ky vendim vjen pas një uljeje të çmimeve të miratuar një ditë më parë, kur nafta zbriti nga 214 lekë në 203 lekë për litër, ndërsa benzina nga 199 lekë në 175 lekë për litër, nivele në të cilat qëndruan për rreth 8 ditë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi arsyet e kësaj luhatjeje të shpejtë të çmimeve.