Një skenar i rrezikshëm gjeopolitik duket se po merr formë, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po hyn në një fazë gjithnjë e më të paqartë dhe të tensionuar. A ishte Donald Trump i manipuluar nga strategjia e Benjamin Netanyahu, apo gjithçka ishte pjesë e një plani të përbashkët që tashmë po del jashtë kontrollit? Pyetje të tilla po shtrohen gjithnjë e më shpesh, sidomos pas raportimeve se vendimet kyçe për goditjet ndaj Iranit erdhën pas bisedave direkte mes dy liderëve .
Situata është bërë edhe më komplekse, pasi mesazhet kontradiktore nga Uashingtoni dhe zhvillimet në terren tregojnë se SHBA mund të jetë futur në një konflikt shumë më të thellë sesa ishte parashikuar fillimisht . Ndërkohë, lufta jo vetëm që vazhdon, por po krijon presion të madh politik dhe ushtarak për administratën amerikane, duke e vendosur Trump përballë vendimeve të vështira për të ardhmen e konfliktit .
Në këtë sfond të nxehtë ndërkombëtar, analisti Kreshnik Osmani hedh dritë mbi prapaskenat e kësaj përplasjeje, duke ngritur dyshime të forta se Izraeli mund të ketë luajtur një rol vendimtar në drejtimin e SHBA drejt këtij përshkallëzimi. A kemi të bëjmë me një mashtrim strategjik apo me një aleancë që po kthehet në një “kurth” të rrezikshëm për vetë Amerikën?
Kthesa e madhe mund të jetë më afër se kurrë… dhe pasojat e saj mund të ndryshojnë balancat globale. ?,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE