U zgjodh kryepolic i ri i vendit, kush është Skënder Hita

Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, duke i besuar drejtimin e institucionit një prej figurave me përvojë në radhët e uniformave blu.

Deri në marrjen e këtij posti, Hita ishte në krye të Policisë së Fierit, ku ishte vlerësuar si një drejtues me eksperiencë të konsoliduar në strukturat e rendit dhe hetimit të krimit. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur një sërë funksionesh drejtuese në disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit, duke u angazhuar drejtpërdrejt në çështje që lidhen me sigurinë publike dhe luftën kundër kriminalitetit.

Rrugëtimi i tij në poste drejtuese nisi në qarkun e Shkodrës, ku shërbeu si drejtor i hetimit të krimit. Më pas, ai mori drejtimin e Policisë në Durrës, një nga zonat më të ndjeshme në vend për shkak të pranisë së portit më të madh, intensitetit të lartë ekonomik dhe qarkullimit të madh të njerëzve dhe mallrave.

Gjatë kohës që drejtoi Policinë e Durrësit, u zbardhën disa ngjarje të rënda kriminale. Mes tyre përmendet edhe rasti i Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmitë e të cilëve ndihmuan autoritetet të hedhin dritë mbi një sërë ngjarjesh kriminale në Durrës, Tiranë dhe zona të tjera të vendit. Gjithashtu Hita zbardhi ngjarjen e rëndë që tronditi zonën e Shën Vlashit në Durrës ku fëmijët pas një konflikti vranë dhe groposën babain e tyre Pëllumb Metën.

Pas kësaj periudhe, Hita vijoi detyrën në krye të Policisë së Fierit, përpara se të emërohej sot në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Related Posts

“Perla” e kapur nga kamera e Google Street, përplasja ‘qesharake’ e dy çiklistëve

Një video sa absurde aq edhe qesharake po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar se kur fati ka vendosur të të turpërojë, do ta bëjë në mënyrën…

Influenceres Hatixhe Brika i pubIikojnë në rrjet foto gjysmë η*do! Shpërndahen kudo në WhatsApp

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në polemika pas publikimit të disa im*zheve private ku influencerja Hatixhe Brika shfaqet gjysmë e zhv*shur. Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në WhatsApp…

Djali νrҽt nënën dhe motrën, trυpat i mυros në banesë

Një krim i rëndë ka tro nditur Greqinë dhe ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik, pasi një nënë dhe vajza e saj janë gjetur të…

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete, shoferët dhe pasagjerët dërgohen..

FIER – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, ku u përplasën “Volkswagen” dhe “Tuareg”. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesit…

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…

Nis zbatimi i projektit ‘Smart City’në shkolla, ngrihen shqetësime për sigurinë dhe privatësinë

Ka nisur implementimi i projektit “Smart City” në disa shkolla të Tiranë, një iniciativë me vlerë rreth 140 milionë dollarë që ka ngjallur debat mbi sigurinë dhe…