Mbrëmjen e djeshme gjatë surprizës në “Prime”, mamaja e Selin i ka kërkuar banores që të largohet nga shtëpia më e famshme e Shqipërisë, “Big Brother VIP 5”, duke shprehur shqetësimin e saj për presionin dhe konfliktet që ajo ka kaluar në lojë.
“Mami të ka ndjekur non stop. Sonte duhet të vish me mamin në shtëpi, sepse deri këtu ka qenë rrugëtimi yt. Mami ka qenë dakord me çdo gjë që ka ndodhur brenda lojës, 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe, ti i përket artit, jo dy njerëzve që nuk duhet ta bëjnë këtë gjë”, u shpreh ajo, duke iu referuar debatit të fundit me Mirin dhe Rogertin.
Megjithatë, Selin vendosi të qëndronte në shtëpi dhe të luftonte për çmimin e madh, duke mos i hapur rrugë kërkesës së nënës së saj dhe duke treguar vendosmërinë për të vijuar garën.
Ditën e sotme, Miri ka kërkuar ndjesë për situatën e krijuar, jo vetëm për Selin, por edhe për nënën e saj. Ai shprehu se nuk kishte pasur qëllim të ofendonte, por kuptoi se sjellja e tij ishte interpretuar ndryshe:
“Të dalim te mami se pastaj do të vij te ti. Se mamaja erdhi dhe tha ato fjalët, dakord. Nuk ka qenë qëllimi që të ndihen keq familjarët apo prindërit tanë, nuk e kam bërë këtë me qëllim të keq.
Nuk kam ofenduar, po ta them sinqerisht këtë pjesë. Megjithatë nëse është ndier se kam ofenduar, i kërkoj ndjesë asaj dhe të kërkoj ndjesë edhe ty…
Edhe me sinqeritet nuk kam bërë asnjë koment negativ, megjithatë është interpretuar ashtu dhe u kërkoj ndjesë të dyjave, ty, mamasë tënde dhe familjes tënde.
Nga sot e tutje nuk do të kem asnjë koment negativ, asnjë fyerje drejtpërdrejt dhe këta ta them sinqerisht. Ama këtu jemi në lojë dhe do të flasim për lojën.”
Selin pranoi ndjesën dhe konfirmoi vendosmërinë për të vijuar garën, duke treguar pjekuri dhe fokus ndaj sfidës së madhësisë së këtij edicioni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE