Lajmi i fundit/ Lëkundje e fortë sizmike në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri. Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më herët në qarkun e Elbasanit.

Sipas EMSC, lëkundja sizmike ndodhi në orën 14:50, 9 km në jugperëndim të qytetit të Elbasanit, në zonën e Bradasheshit.

Tërmeti ishte 3.9 ballë i shkallës Rihter. Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km. Sipas EMSC, tërmeti ishte i magnitudës 3.9 ballë, 10 km larg Elbasanit dhe 31 km larg Tiranës.

Sipas të dhënave, lëkundja e parë ka qenë më e lehtë, por e dyta ka qenë një goditje e fortë. Për momentin nuk raportohet për dëme.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit dhe deri në Maqedoninë e Veriut