Qëndroi ‘menefrego’ ndaj saj, Jorit ‘nuk i del inati’ me Kiarën

Jori Delli ka dhënë një tjetër intervistë ditën e sotme në “E Diell”. Ish-banorja e BBV dhe modelja e njohur ka kometuar edhe njëherë dinamikat brenda shtëpisë ndërkohë që ka treguar edhe planet e së ardhmes. Jori ka treguar se Kiara është një nga personat që e kishte menduar ndryshe dhe në të vërtetë ishte sjellë ndryshe.

“Me Kiarën është një marrëdhënie neutral. Ka shumë presion nga publiku. I kam shkruajtur, mu përgjigj pak vonë por mu përgjigj. Xhelozi është fjalë e madhe. Kiara mund të ishte një cik… lë të themi që nuk i ka pëlqyer ato veprime.

Kiara më ka dalë ndryshe do doja të kisha një marrdhënie më të afërt.”- tha Jori.