Televizioni Gjerman: Rama mbajti pushtetin me mjete të padrejta?

Një artikull kritik nga televizioni publik gjerman ARD hedh dyshime serioze mbi mënyrën se si Edi Rama dhe Partia Socialiste siguruan fitoren e katërt radhazi në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

Sipas raportimit të ARD-së, nuk është vetëm opozita që flet për parregullsi — edhe vëzhgues ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime mbi pabarazinë dhe ndikimin e pushtetit në procesin zgjedhor.

Amnisti e gjobave, një dhuratë elektorale?

ARD vë në dukje një veprim të qeverisë shqiptare që ka ndezur debat: vetëm dy ditë para zgjedhjeve, qeveria shqiptare fali gjoba për 170 mijë qytetarë, një lëvizje që opozita e ka quajtur hapur një “dhuratë elektorale” në vlerë prej 150 milionë eurosh. Ish-kryeministri dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër këtë veprim, duke e quajtur një blerje të pastër të votës. Ai ka thirrur mbështetësit në protesta.

Kritika të forta kanë ardhur edhe nga misioni i OSBE/ODIHR. Vëzhguesit vlerësuan se procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të qetë, por theksuan se Partia Socialiste përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës, duke krijuar kushte të pabarabarta konkurrimi. Farah Karimi, një nga drejtueset e misionit, theksoi se kishte indikacione për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të sektorit publik.

ARD citon gjithashtu shqetësimet për lirinë e medias në Shqipëri. Sipas raportit të OSBE-së, dominimi i dy partive kryesore në mbulimin mediatik dhe vetëcensura e gazetarëve kanë ndikuar në pamundësinë e qytetarëve për të bërë një zgjedhje të mirëinformuar.

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler (CDU) paralajmëron se, nëse situata nuk ndryshon, Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ai kërkon zbatim të rekomandimeve të OSBE-së dhe përparim në reformën zgjedhore. Sipas tij, injorimi i këtyre reformave është një rrezik për kursin evropian të vendit.

Kryeministri Rama ka qenë i qartë në premtimin e tij kryesor: integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Por kritikët janë skeptikë nëse ai do ta përdorë shumicën e thellë për të zbatuar reforma demokratike, apo për të konsoliduar më tej pushtetin.

ARD përmbyll raportimin me një analizë të gazetarit Frrok Çupi, i cili thotë se kjo fitore nuk është vetëm partiake, por edhe një reagim i një shumice borgjeze që kërkon stabilitet dhe ecje drejt BE-së. Megjithatë, pyetja qëndron: A do ta shfrytëzojë Rama këtë fitore për reformat që kërkon Brukseli, apo për forcimin e kontrollit të pushtetit të tij?

Related Posts

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…

Do rr ëmbente minorenen, si përfundoi në vr asje fejesa e refuzuar e 20-vjeçarit shkodran

Rrëmbimi i dyshuar i një vajze të mitur dyshohet se ka qenë shkaku kryesor i vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur në fshatin Guci e…

“Biznesmenëve dhe zyrtarëve u janë marrë telefonat dhe kompjuterat”, Lala: SPAK ka në dorë përgjime ku dalin krerët e Policisë

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për disa aksione të fundit të SPAK në lidhje me dosjet që po hetohen për zv/kryeministren Belinda Ballukun dhe AKSHI-n. Lala tha…

Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre përfundon në një lokal, tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përplasur një automjet tip Range Rover dhe një Citroen i bardhë. Përplasja ka…

E fundit! Gjenden të pajetë vëlla e motër

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar gjatë ditës së sotme në Greqi, ku dy anëtarë të së njëjtës familje, vëlla e motër, janë gjetur pa…

Pesë djem për***nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lërë pa fj*lë

“Top Story” publikoi një rast tronditës gjatë kohës së komunizmit, kur një vajzë u përdhunua nga pesë të rinj. Dokumentat e publikuara tregojnë reagimin e Enver Hoxhës,…