Shembja e bujtinave në Valbonë/ Banorët në lot: 30 vite votë për Ramën, e sot na pushkaton

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke shembur godina të ndërtuara prej druri nga banorët vendas. Një çift i moshuarish, që jeton prej vitesh në Valbonë, duke folur për Syri Tv, kanë shpërthyer në lot dhe akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa bujtina e tyre tre-dhomëshe, po përgatitet për shembje.

“As serbi nuk na e bënte këtë! Jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë! Është gjynah, jemi shqiptarë, shqiptari shqiptarit nuk ja bën këtë! Ky është gazep!”, thotë burri i moshuar.

Ai tregon se ndërtimi është bërë me para borxh, se fëmijët i ka jashtë shtetit dhe kjo bujtinë ishte i vetmi burim jetese.

“Këto i kemi me mund. I kemi paguar gjithçka, edhe dritat. Kur po e ndërtonim, erdhi policia dhe na tha ‘ju ecët mbarë’. E sot, na shembin gjithçka! Me mirë të na kishin pushkatuar!”, shprehet ai.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, me sytë me lot, shton:“Këto shtëpi pa na vra nuk shemben. Janë me lagështirë, me baltë, punojmë për një copë bukë. Këtë vit i bëmë, e e dinim ku ishim. E sot ja ku jemi… pa mëshirë.”

Të dy kërkojnë që qeveria të ndalë këtë masakër të ndërtimeve të thjeshta që i shërbejnë turizmit dhe mbijetesës së banorëve vendas.

“30 vite ja kam dhënë votën këtij Ramës, e sot më më pushkatoi! Nuk e prisja këtë, nga vet shqiptarët! Kërkojmë vetëm të mos na i prishin është gjynah,” thanë ata

Related Posts

Rozana Radi si 20-vjeçare pas ndërhyrjeve në trup

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka befasuar publikun me pamjen e saj më të fundit. Pas disa ndërhyrjeve, ajo është shfaqur me një trup në formë të…

Lodheni kot ju tjeret! Kjo eshte shenjat më me fat e horoskopit

Disa njerëz duket se e kanë fatin gjithmonë në anën e tyre, qoftë kur fitojnë lojëra, qoftë kur shmangin situata të pakëndshme në mënyrë thuajse magjike. Dhe…

Vendoset bo*mbë me celular në hotelin e Vangjush Dakos në Durrës

Një sasi lënde shpërthyese është gjetur pasditen e së shtunës pranë një hoteli në qytetin e Durrësit, në pronësi të ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako, i…

“Kurrë s’kam dashuruar, madje as burrin…ja pse e mora”, TR*NDIT Parashqevi Simaku zbulon detajet int*me

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për “Opinion” se “ajo nuk ka dashuruar asnjëherë…

E rëndë/ Shpërthim i fortë në një lokal, 21 të pl*gosur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të…

‘Një ditë e mirë me një të keqe të madhe pas…’ Meri Shehu thot lek i madh por tr*ndit këto shenja

Dashi Sot fati ju afrohet aq shume, sa do ta kuptoni qe eshte koha te veproni sic duhet. Nese nuk arrini ta kapni kete mundesi, pasi jeni…