Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

Një protestë masive është mbajtur dje në Beograd, ku sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, janë mbledhur 140.000 persona.

Ministria e Brendshme serbe i ka minimizuar ato duke thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë.

Por, Vuçiq si duket përveç organeve shtetërore është kujdesur edhe për “sigurim” tjetër.

Për ta siguruar Presidencën e Serbisë janë angazhuar edhe persona të angazhuar në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas fotografive të siguruara për t’i ofruar siguri Vuçiqit janë angazguar Milorad Jevtic, me nofkën “Micko, Zarko Cvetkovic ( që shihet me radio-lidhje), Vladimir Vucetic dhe Vukasin Jaredic, vella i Ugljesa Jaredic

Milorad Jevtic (Micko) është ”, anëtar i organizates terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesemarrës në sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Letërnjoftimi i tij është sekuestruar nga Policia e Kosovës dhe një automjet i përdorur gjatë sulmit terrorist, ka qenë i regjistruar ne emer të tij.

Në fotografi ai shihet i kamufluar si punonjes i “Kryqit të kuq”.

Zarko Cvetkovic ka qenë shumë i afërt i Milun Milenkovic “Lune”. Ai është po ashtu anëtar i organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesemarrës në sulmin terrorist ne fshatin Banjske. Në muajin qershor 2024, kur Policia e Kosovës kishte sekuestruar një sasi armatimi në veri të Mitrovices, ushturesi i detyrës së drejtorit të policisë së veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media e ka përmendur si të dyshuar Zarko Cvetkovicin. Ai po ashtu shihet në fotografi i kamufluar me uniformë të njësive të kërkim-shpëtimit.

Vladimir Vucetic dhe Vukasin Jaredic (vëllai i Ugljesa Jaredic), po ashtu kanë qenë të perfshirë në rastin Banjska

Prania e tyre aty, është identifikuar nga aktivistë të shoqërisë civilë serbe dhe politikanë opozitarë serbë, të cilët kanë shkruar se pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë janë shndërruar në mbrojtje personale të presidentit serb Vuçiq.

Kujtohmë se të gjithë këta janë pjesë e organizatë terroriste “Mrojtja Civile” dhe janë të përfshirë në Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, përgjatë intervenimit të policisë gjatë protestës së mbajtur në sheshin Sllavija, janë ndaluar 77 persona dhe 48 zyrtarë policorë janë plagosur, ka bërë të ditur të dielën ministri serb Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se përleshjet e para në mes të disa protestuesve dhe policisë kanë nisur në orën 21:42.

“Gjatë intervenimit policor janë plagosur 48 zyrtarë policorë – 38 pjesëtarë të xhandarmërisë, dy pjesëtarë të brigadës, shtatë zyrtarë policorë të Njësitit Policor për Intervenime dhe një zyrtar i angazhuar për siguri operacionale”, ka thënë ai.

Krahas protestës së studentëve, të shtunën është mbajtur edhe një protestë e mbështetësve të Vuçiqit, të cilët kanë organizuar “mbrëmje letrare”.

Related Posts

“Si kukull plastike”/ Farmacistja e ashpër për pamjen e Benitës së BBVK: Është anti-reklamë, turp për ata që e kanë bërë (Video)

Pamja e jashtme e Benitës, banores së “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kritikë publike dhe tejet të ashpër nga farmaciatja Edita Hyseni. Përmes një reagimi…

Polici i Fierit bën për spital 46-vjeçarin: Pse i bëre “like” motrës sime?

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në fshatin Vjosë të Fierit, ku 46-vjeçari Altin Meçaj, emigrant në Gjermani, ka rënë pre e një sulmi brutal mbrëmjen…

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big…

E FUNDIT! Pl*goset nga 3 persona biznesmeni shqiptar, largohen me shpejtësi (EMRI+gjendja)

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku. Sipas…

“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dh*non rëndë babë e bir në Fier

Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrati Cakra, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Kjo ka…

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbi. Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur…