A do ia heqë DASH ‘non gratën’ Berishës? Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova, ja si hiqet masa!

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, thekson për A2 CNN se sanksionet ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, janë vendosur pa prova konkrete, por në bazë thashethemesh, të përcjella nga ambasada e SHBA në Tiranë për në Uashington.

“Ky legjislacion që krijoi këtë tip sanksioni u themelua gjatë administratës së parë Trump në vitin 2018 dhe ishte një përpjekje për të gjetur një mënyrë më efeciente për të vënë sanksione mbi njerëz të akuzuar për korrupsion”, tha Moore. Ai vlerëson se programi për shpalljen “non grata” të politikanëve ka shumë të meta dhe duhet të rishikohet.

“Fatkeqësisht, në opinionin tim personal, ka pasur disa probleme kyçe me këtë legjislacion. E para është pikërisht barra e provës. Këto sanksione kërkojnë fakte, detaje, argumente ligjorë dhe transaksione financiare që bllokohen si nga SHBA, por edhe nëpërmjet SHBA-ve. Këto sanksione, përmes Departamentit të Shtetit, prezantuar në vitin 2018, duket se mbështeten kryesisht nga akuzat për korrupsion. Pra, personi i parë i ka thënë personit dy, që i tha ambasadës që dikush është i korruptuar. Pastaj, ka pasur edhe një nxitim për t’i vënë disa njerëz nën sanksione. Zoti Berisha nuk është i vetmi në Shqipëri dhe subjekt i këtyre sanksioneve”, tha Moore, raporton A2 CNN.

“Mendoj se është një pyetje serioze që duht ngritur sa i përket vlefshmërisë së sanksioneve dhe përmbajtjes së “dëshmive”. Meqënëse kjo ka ndodh në vitin 2018 dhe tani jemi 7 vite pas dhe ka shumë njerëz në botë që janë në atë listë që nuk janë marrë nën hetim asnjëherë. Dhe ngrihet pyetje serioze për sa i përket vlefshmërisë së sanksioneve. Sigurisht që ato mund të sfidohen dhe një problem i dytë me këtë legjislacion është që nuk ka një proces kundërshtimi apo për të parë nëse dikush ka dhënë kontribut pozitiv në interes të SHBA-ve”.

Ambasadori Moore shprehet se tashmë parlamenti i ri shqiptar ka fuqinë që të ndërhyjë në Uashington lidhur me heqjen e “non gratës” për Berishën.

Intervistën e plotë të ambasadorit Moore do ta ndiqni sonte në orën 20:00 në Ditarin e Kosovës, ku flet dhe për deklaratat e presidentit Donald Trump se ndaloi Serbinë të niste një luftë kundër Kosovës.

Related Posts

Tr*nditëse: 14-vjeçᶏrja futet e ᶏmᶏtosur në shkollë dhe hᶏp zjᶏrr ndaj nxënësve! (VlDE0)

Një ngjarje e rëndë dhe tr*nditëse ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në provincën Mendoza, Argjentinë, kur një vajzë vetëm 14 vjeçe hyri në ambientet e shkollës…

Historike: Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Presidenti i Shoqatës Shqiptare Amerikane Staten Island, Naser Nika, ka njoftuar të afërmit e familjes së Heroit Isa Boletini dhe gjithë komunitetin shqiptar se Bashkësia Amerikane në…

Përplasen 6 automjete/ Aks*dent në seri pranë kufirit Kosovë- Shqipëri

KOSOVË- Një aksident zingjir ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” pranë kufirit Kosovë- Shqipëri. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti të…

Ju vjen mesazhi në celular: ‘Automjeti juaj është gjobitur’ – AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre, pasi kanë…

PI’agosja në Himarë, policia: Nuk u qëIIua me thikë, por u dëmtua aks*dentalisht me mjet mprehës

Ditën e sotme u raportua se një 69-vjeçar ishte plagosur me thikë në gjoks, ngjarje e ndodhur në Himarë. Por policia thotë se 69-vjeçari Përparim Popa është…

Historia e dashurisë që u kthye në tragjedi, influencerja e njohur humb jetën tragjikisht dy ditë pas martesës

Një influencere e njohur ka humbur jetën tragjikisht, vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë. Ngjarja e rëndë ka kthyer një ditë gëzimi në tragjedi…