VIDEO/ Shoferi i мєrr jєtën mє arмë fëмijës 23-muajshe për arsyen tr*nditëse

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur më 24 qershor në qytetin Areia Branca, në shtetin Sergipe të Brazilit, ku një vajzë vetëm 23 muajshe humbi jetën pasi një drejtues mjeti hapi zjarr ndaj makinës së familjes së saj.

Autori, 28-vjeçari Alex de Oliveira Nunes, i cili drejtonte një kamionçinë, kishte ndaluar për t’i hapur rrugë një makine të vogël familjare, por u irritua pasi ajo ia bëri me drita dhe i ra borisë për të kaluar.

Sipas pamjeve të sigurisë, Nunes fillon ta ndjekë nga pas makinën me agresivitet, derisa papritur nga dritarja e makinës së tij del një dorë që mban një armë zjarri dhe qëllon dy herë.

Një prej plumbave godet në kokë vogëlushen Layla Sofia Santos Menezes, e cila humbi jetën menjëherë. Familja ndodhej vetëm 100 metra larg shtëpisë kur ndodhi tragjedia.

Nëna e saj, Valéria dos Santos, deklaroi për mediat lokale: “U ndalëm pranë një kishe, dola me të në krahë duke kërkuar ndihmë. Ajo vetëm sa po jepte shpirt.”

Autori u arratis nga vendngjarja, por u arrestua disa orë më vonë në banesën e tij. Ai pranoi para policisë se kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se kishte qëlluar vetëm për të “frikësuar” shoferin tjetër.

Nunes nuk zotëronte as leje drejtimi dhe as leje për armëmbajtje. Ai ka pohuar gjithashtu se armën e kishte blerë dy vite më parë nga një tjetër shofer kamioni.

Foshnja u varros më 25 qershor në Itabaiana. Nunes ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Related Posts

Ju vjen mesazhi në celular: ‘Automjeti juaj është gjobitur’ – AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre, pasi kanë…

PI’agosja në Himarë, policia: Nuk u qëIIua me thikë, por u dëmtua aks*dentalisht me mjet mprehës

Ditën e sotme u raportua se një 69-vjeçar ishte plagosur me thikë në gjoks, ngjarje e ndodhur në Himarë. Por policia thotë se 69-vjeçari Përparim Popa është…

Historia e dashurisë që u kthye në tragjedi, influencerja e njohur humb jetën tragjikisht dy ditë pas martesës

Një influencere e njohur ka humbur jetën tragjikisht, vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë. Ngjarja e rëndë ka kthyer një ditë gëzimi në tragjedi…

Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit

Pas eklipsit hënor te Peshqit (7 shtator), na pret edhe një eklips diellor në Virgjëreshë më 21 shtator, i cili do të ketë ndikim mbi të gjitha…

Nami në Tiranë, dhjetëra te arr*stuar, e rende cfare kane bere

Dhjetëra persona janë arrestuar apo proceduar penalisht në Tiranë gjatë orëve të fundit, për një sërë veprash penale që përfshijnë dhunë në familje, mashtrim, aksidente rrugore dhe…

U rrëzua nga pallati, vd*s aktori i njohur

Aktori i njohur, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi është rrëzuar nga pallati i tij. Menglong, i njohur më së miri për rolin…