Tr*agjedi në Londër! Thyhet pema dhe zë poshtë 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në Londër, ku një pemë e madhe është rrëzuar në një park publik, duke zënë poshtë pesë vajza të vogla shqiptare nga Kukësi.

Fatkeqësisht, një prej vogëlusheve, vajza që shihni në foto, 7-vjeçarja Leona Ruka, humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Incidenti tragjik ndodhi në Chalkwell Park, në qytetin e Southend-on-Sea, pak para orës 15:00, ku sipas dëshmitarëve, një pjesë e madhe e pemës u shemb papritur mbi një grup fëmijësh që po luanin pranë zonës së trëndafilave.

Qindra qytetarë që ndodheshin në park reaguan menjëherë, përfshirë dhe kriketistët që ishin pranë fushës, duke u përpjekur të ngrinin pemën me duart e tyre për të shpëtuar fëmijët.

Sipas policisë lokale dhe shërbimeve emergjente, një vajzë tjetër 6-vjeçare e familjes Ruka ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre fëmijë të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, me plagë më të lehta.

Për ngjarjen kanë reaguar edhe autoritetet britanike. Shefi i Policisë së Essex-it, Leighton Hammett, deklaroi: “Familjet po përballen me një dhimbje të paimagjinueshme. Mendimet tona janë me ta në këto momente tragjike.”

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Britani, ku është shpërndarë edhe një thirrje për ndihmë financiare në GoFundMe, për të mbështetur familjen e vajzës së ndjerë. Fondet do të përdoren për shpenzimet e funeralit, mbështetje për familjen, si dhe për shpenzimet spitalore për vajzën tjetër të familjes Ruka e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Related Posts

“Si kukull plastike”/ Farmacistja e ashpër për pamjen e Benitës së BBVK: Është anti-reklamë, turp për ata që e kanë bërë (Video)

Pamja e jashtme e Benitës, banores së “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kritikë publike dhe tejet të ashpër nga farmaciatja Edita Hyseni. Përmes një reagimi…

Polici i Fierit bën për spital 46-vjeçarin: Pse i bëre “like” motrës sime?

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në fshatin Vjosë të Fierit, ku 46-vjeçari Altin Meçaj, emigrant në Gjermani, ka rënë pre e një sulmi brutal mbrëmjen…

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big…

E FUNDIT! Pl*goset nga 3 persona biznesmeni shqiptar, largohen me shpejtësi (EMRI+gjendja)

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku. Sipas…

“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dh*non rëndë babë e bir në Fier

Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrati Cakra, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Kjo ka…

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbi. Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur…