“Jam DlABETlK, më rr*zikuan jetën! Faqja online nga Kosova më mashtroi me mjaItë të rremë”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast mashtrimi që mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Ai tregon se ka porositur një kavanoz mjaltë online nga një faqe në Kosovë, e cila garantonte për cilësinë dhe origjinalitetin e produktit. Por ajo çka mori ishte, sipas tij, një përzierje me sheqer.

“Jam diabetik. Nëse nuk do e kisha kuptuar në kohë, më rrezikonte jetën,” shprehet qytetari, i cili ka dërguar edhe bisedën me faqen ku ata premtojnë cilësi dhe përgjegjësi të plotë për produktin.

Ai thotë se kreu disa prova që treguan se mjalti nuk ishte aspak natyral, dhe për këtë arsye kërkoi rimbursim. Por pas kërkesës, faqja nuk i është përgjigjur më.

“Ju lutem publikojeni, se të tjerët e blejnë me lekë dhe nuk e dinë rrezikun që marrin mbi shëndetin e tyre,” thotë ai.

JOQ Albania do të vijojë të denoncojë raste të tilla që prekin shëndetin dhe xhepat e qytetarëve.

Related Posts

“Foto në Dubai, montazh”, akuzohet se braktisi tre fëmijët e mitur, 33-vjeçarja: Isha në Itali pasi u martova për para

Blerina Basha, 33-vjeçarja e cila akuzohet nga ish-vjehrra e saj se ka braktisur tre fëmijët e saj e mitur, ka mohuar akuzat e ish-familjares. Sa përket fotos…

Aksident i trefishtë në Tiranë, përfshihet edhe një autobus

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, pranë “Spitalit Amerikan 3”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa ende nuk dihet nëse ka…

Thyhet SIGURIA e BKT, qytetarëve u klonohen kartat dhe u boshatisen

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Kapitali identifikoi një…

Gjyshi kërkon të gjejë të dashur, u bën veprime të pahijshme vajzave të vogla

Kjo video vjen nga qyteti i Elbasanit, ku disa të rinj i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një person të moshuar i cili bën gjeste…

Nënës në Durrës do i hiqet kujdestaria! La fëmijët pa ngrënë, të miturit me zgjebe

Blerina Bashës, nënës 33-vjeçare nga Durrësi, së cilës iu gjetën tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesë në kushte të rënda higjieno-sanitare, pritet t’i hiqet…

Jetnori, kamionisti që u shpëtoi jetën 3 të rinjve, heroi i muajit dhjetor

Jetnor Merko, kamionisti që shmangu një tragjedi të mundshme në aksidentin e 24 dhjetorit në Skrapar, është shpallur “Heroi i muajit dhjetor”. Mëngjesin e asaj dite, Jetnori…