Mbyllet zyrtarisht USAID. Rubio: Do të braktisim modelin e bamirësisë. Milionat që përfitoi Shqipëria

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, do të ndalojë zyrtarisht zbatimin e ndihmës së huaj. Këtë fakt e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke shtuar se ndihma e Amerikës në të ardhmen do të jetë e orientuar qartë dhe tepër e kufizuar.

Në një deklaratë që shënon transferimin e USAID-it në Departamentin e Shtetit si pjesë e shtytjes së paprecedentë të Presidentit Donald Trump për të tkurrur qeverinë federale, Rubio tha se SHBA-të po braktisnin atë që ai e quajti një model të bazuar në bamirësi dhe do të përqendrohen në fuqizimin e vendeve për t’u rritur në mënyrë të qëndrueshme.

“Ne do të favorizojmë ato kombe që kanë demonstruar si aftësinë ashtu edhe gatishmërinë për të ndihmuar veten dhe do t’i drejtojmë burimet tona në fusha ku ato mund të kenë një efekt shumëzues dhe të katalizojnë sektorin privat të qëndrueshëm, duke përfshirë kompanitë amerikane, dhe investimet globale”, shkroi diplomati më i lartë amerikan.

Ky model i ri, shkroi ai, do t’i jepte përparësi tregtisë mbi ndihmën dhe investimet mbi asistencën, duke shtuar se do ta vendoste Uashingtonin në një pozicion më të fortë për t’iu kundërvënë Pekinit.

Administrata Trump ka ngrirë dhe më pas ka shkurtuar miliarda dollarë ndihmë të huaj që nga marrja e detyrës, duke thënë se dëshiron të sigurojë që paratë e taksapaguesve amerikanë të shkojnë vetëm në programe që janë në përputhje me politikat “Amerika e Para” të Trump. Shkurtimet kanë mbyllur në mënyrë efektive USAID-in, duke çuar në pushimin nga puna të mijëra punonjësve dhe kontraktorëve të tij.

Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore The Lancet, shkurtimet e thella të financimit për USAID-in dhe çmontimi i tij mund të rezultojnë në më shumë se 14 milionë vdekje shtesë deri në vitin 2030. Ekspertët dhe avokatët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar kundër shkurtimeve. Financimi i USAID-it ka pasur një rol vendimtar në përmirësimin e shëndetit global, kryesisht të drejtuar drejt vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, veçanërisht vendeve afrikane, sipas studimit.

USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Nga të dhënat që publikoi i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, në fillim të këtij viti, rezultonte se organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024. Sipas të dhënave të Grenell, në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.

USAID u themelua në vitin 1961 nga Presidenti Demokrat John F. Kennedy në kulmin e Luftës së Ftohtë me qëllim koordinimin më të mirë të ndihmës së huaj, tashmë një platformë kyçe e politikës së jashtme të SHBA-së në kundërshtimin e ndikimit sovjetik.

Related Posts

“Foto në Dubai, montazh”, akuzohet se braktisi tre fëmijët e mitur, 33-vjeçarja: Isha në Itali pasi u martova për para

Blerina Basha, 33-vjeçarja e cila akuzohet nga ish-vjehrra e saj se ka braktisur tre fëmijët e saj e mitur, ka mohuar akuzat e ish-familjares. Sa përket fotos…

Aksident i trefishtë në Tiranë, përfshihet edhe një autobus

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, pranë “Spitalit Amerikan 3”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa ende nuk dihet nëse ka…

Thyhet SIGURIA e BKT, qytetarëve u klonohen kartat dhe u boshatisen

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Kapitali identifikoi një…

Gjyshi kërkon të gjejë të dashur, u bën veprime të pahijshme vajzave të vogla

Kjo video vjen nga qyteti i Elbasanit, ku disa të rinj i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një person të moshuar i cili bën gjeste…

Nënës në Durrës do i hiqet kujdestaria! La fëmijët pa ngrënë, të miturit me zgjebe

Blerina Bashës, nënës 33-vjeçare nga Durrësi, së cilës iu gjetën tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesë në kushte të rënda higjieno-sanitare, pritet t’i hiqet…

Jetnori, kamionisti që u shpëtoi jetën 3 të rinjve, heroi i muajit dhjetor

Jetnor Merko, kamionisti që shmangu një tragjedi të mundshme në aksidentin e 24 dhjetorit në Skrapar, është shpallur “Heroi i muajit dhjetor”. Mëngjesin e asaj dite, Jetnori…