Zbardhen faturat e luksit që fundosin Metën dhe Kryemadhin, 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit në SHBA për…

Rigels Seliman

Për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, SPAK dyshon se çifti Meta-Kryemadhi kanë shpenzuar 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku (kushëri i Monika Kryemadhit). Bëhet fjalë për episodin e ri të dyshuar të korrupsionit që SPAK ka zbuluar dhe ishte një ndër provat që përdori në seancën ku u paraqit informacioni dy mujor për çështjen e Metës, i cili u la sërish në qeli. Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri më tani, pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letër-porosi.
SPAK ka administruar disa letër porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare. Në raportin dy mujor të SPAK për çështjen e Metës, thuhet se kjo shumë është përdorur për të bërë pagesa për veshje nga Kryemadhi në Londër, Vjenë, Las Vegas e Beverly Hills, por edhe për pagesat për qëndrimet në hotele apo biletat e avionit. “Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nëntor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi janë kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Londër, New York dhe Las Vegas si dhe bileta avioni për udhëtimet”, thuhet në raportimin dymujor të SPAK për çështjen e Ilir Metës.

Karta e parë

Nga ana tjetër, kujtojmë se në kartën e parë të Adrian Shatkut, që përdori Monika Kryemadhi, një nga episodet në dosje tregon se ajo shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino, sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme. Sipas dosjes së SPAK, më datë 24 shtator 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në WhatsApp se ka shkuar në San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do ta vazhdojë universitetin në Angli dhe jo në Amerikë. Më datë 25 shtator 2014, Monika Kryemadhi, ndërsa ndodhet në San Marino, ka tentuar të bëjë blerje në “Ferretti Boutique”, por karta American Express (AMEX) nuk është pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit në WhatsApp.

Nga këqyrja që iu bë llogarisë bankare nr. 390127 të Monika Kryemadhit, rezulton se më datë 25 shtator 2014, Monika ka bërë blerje në dyqanin Ferretti Boutique, në vlerën 3.000 euro (432.096 lekë), paguar me kartën me nr. 411418**5349, e lidhur me llogarinë e saj bankare, e cila është debituar. Në vijim, Monika Kryemadhi ka tentuar të bëjë blerje në dyqanin Maçapani, por karta përsëri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se ajo ishte e vjedhur dhe, pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Në vijim, Monika përsëri nuk e ka realizuar blerjen dhe Adriani i shkruan se pengesat shkaktohen “ngaqë nuk e ke përdorur asnjëherë”. Monika i shkruan se “E përdora qëparë”.

Adriani informon Monikën se kompania bëri “reset” të kartës dhe se ajo mund ta përdorë. Nga bisedat rezulton se pagesa për blerjen në vlerën 12 mijë (euro ose USD) është kryer me sukses. Monika i lutet që ta lënë kartën të hapur për çdo rast dhe Adriani i shkruan se kishin kujtuar se ishte amerikane dhe nuk kishte kuptim që të ishte edhe kartë e zezë, edhe e mbyllur. Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje për hapjen e aksesit të kartës së kreditit, i shkruan Monikës përsëri lidhur me lejen që kompania e tij duhet të sigurojë nga Edmond Haxhinasto dhe konkretisht: “- Mondi duhet të japë akses siç është ATU e Bashkimit. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë, është paralizuar tregu dhe pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin… Për pajisjet e sigurisë duhet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe i instalojmë.”

Me kërkesën për ndihmë juridike nr. L 180 Prot., datë 07 mars 2024, i është kërkuar autoriteteve gjyqësore të San Marinos informacion nëse në dyqanin Maçapani, me adresë “Via 3 Settembre”, Dogana – San Marino, në datën 25 shtator 2014, ditë në të cilën janë zhvilluar bisedat në fjalë, janë kryer blerje me kartat American Express nr. 3727 194193 31009 dhe nr. 3796 213399 9803. Gjithashtu, të identifikojnë numrin e kartës së kreditit që është përdorur në këtë dyqan në datën 25 shtator 2014 në intervalin kohor 16:00–19:00. Me shkresën nr. 1205/2 Prot., datë 09 korrik 2024, autoritetet gjyqësore të San Marinos, në përgjigje të letërporosisë së ekzekutuar, kanë përcjellë ekstrakt të llogarive bankare të kompanisë Maçapani, me numër regjistri 3513, COE 19622, në Banca Agricola Commerciale.

Në ekstraktin e llogarisë rrjedhëse nr. 06/01/62737, në monedhën euro, të kompanisë Maçapani S.R.L., me të dhënat për periudhën 24–30 shtator 2014, evidentohet se më datë 26 shtator 2014 është kredituar shuma 12.000 euro. Përshkrimi i pagesës është “Arkëtim me POS, datë 25.09.2014”. Në llogari nuk rezulton asnjë pagesë tjetër e kryer më datë 25 shtator 2014. Vlera në fjalë, e kredituar në favor të llogarisë së këtij dyqani/butiku, përputhet me bisedat e zhvilluara në të njëjtën kohë në rrjetin social WhatsApp midis personit nën hetim Monika Kryemadhi dhe shtetasit Adrian Shatku.

Related Posts

Prisni daten 18 shtator, keto shenja do bejne namin

Kjo javë sjell energji të përziera, por disa shenja janë të favorizuara veçanërisht nga yjet. Dashuria, puna dhe shëndeti gjejnë një ekuilibër të ri, duke i dhënë…

E detyruar për këto kategori? Bëhen v*ksinat për virusin e ri që vjen nga Australia, në 22 shtator nis v*ksinimi

Ekspertët paralajmërojnë se këtë sezon në Shqipëri pritet të qarkullojë gripi i tipit A dhe B, ashtu siç po ndodh aktualisht në Australi, e cila shërben si…

Tr*gjedi! 14-vjeçari i jep fu*d jetës, arsyeja do tju përlotë

Një 14-vjeçar i mori jetën vetes në dhomën e tij, një ditë para se të rifillonte shkolla. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali dhe autoritetet kanë…

Dy ëngjëj të vegjël po lu*ftojnë me vd*ekjen, prindërit u luten shqiptarëve për ndihmë

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR Një apel i dhimbshëm vjen nga dy nëna të reja, të cilat po kalojnë ditët dhe netët mes lotësh në spital, duke…

Ky është turisti që humbi jetën në Valbonë. Ishte duke eksploruar zonën kur rrëshqiti dhe ra në një terren të thepisur

Personi në foto është turisti holandez i cili sot humbi jetën pasditen e sotme në Luginën e Valbonës. Pas kësaj ngjarje tragjike janë zbardhur detaje të reja….

Arrestohet Mozzik, këto janë detajet e para

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin e Prishtinës. IndeksOnline mëson se Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë….