Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Borizanës.
Burime bëjnë me dije se dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur, e për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
Mësohet se drejtuesja e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident është Malvina Kani, e cila u përplas me makinën tip “Benz” që drejtohej nga Idriz Saja, me të cilin udhëtonin pasagjeret Lindita Saja dhe Bedrie Saja.
Bedrie Saja ka humbur jetën në vend, ndërsa të tjerët janë nisur për në spitalin e Traumës, pasi disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.