Sot të dy janë mbi të 70-tat: e gjeni dot për cilin çift bëhet fjalë?

“Nëse s’do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë,

nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime”, rrëfeu aktori, i ftuar në emisionin “Opinion”.

Aktori i njohur Timo Flloko ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshorten e tij, producenten dhe regjisoren, Vera Grabocka.

“Rastësia”, tregoi ai, teksa rrëfeu se ishin fare të rinj kur fati i bëri së bashku në një shkollë.

Timo Flloko ishte profesori, ndërsa Vera Grabocka studentja e tij.

“Nëse s’do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë, nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime”, rrëfeu aktori, i ftuar në emisionin “Opinion”.

Ai tregon se bashkëshortja e tij ishte e veçantë, edhe në atë kohë, në sjellje, energji dhe biseda.

“Vera ishte dashuri që aty ngeca, sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik…”, u shpreh Timo Flloko, duke shtuar se tërheqja mes tyre ishte e dyanshme.

“Ndonjëherë më dukej më shpërfillëse Vera, sesa unë. Ngeca. Dhe sa mirë, sepse në jetë njeriu ka nevojë për një mbështetje. Vera ka qenë mbështetje siç mbështetet një trup tek një lis kur është i lodhur, ashtu jam mbështetur gjithë jetën”, thekson aktori.

Ai rrëfeu se Vera është kritikja e tij, e cila nuk gabon kurrë dhe gjithmonë ka të drejtë, duke shtuar se ka prirjen që të të çojë aty ku duhet.

“PR i saj në të folur është, në të folur nuk ia del, në të shkruar mund t’ia kaloj”, tregon Timo Flloko.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Si u njohe me Verën?

Timo Flloko: Fati… Ishim fare të rinj, unë e njoha në shkollë. Rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse unë nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë, nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime. Ishte e veçantë edhe në atë kohë.

Blendi Fevziu: E veçantë në çfarë kuptimi?

Timo Flloko: E veçantë në dinamikë, në sjellje, në energji, në natyrë, në biseda.

Blendi Fevziu: Unë i kam thënë njëherë që me energjinë që ka mund të konkurronte 3 hidrocentralet që ka Shqipëria bashkë. Realisht. Po të ishte mundësi të tre hidrocentralet e mëdhenj që kemi..

Timo Flloko: Siç thotë dhe dhëndri im, nëse nuk do të ishte shpikur motori i Ferrarit, do ishte Vera. Vera ishte dashuri që aty ngeca, sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik…

Blendi Fevziu: Ngece, apo s’të lëshoi Vera?

Timo Flloko: Jo, ishte e dyanshme tërheqja. Biles do të thoja që ndonjëherë më dukej më shpërfillëse Vera, sesa unë. Ngeca. Dhe sa mirë, sepse në jetë njeriu ka nevojë për një mbështetje. Vera ka qenë mbështetje siç mbështetet një trup tek një lis kur është i lodhur, ashtu jam mbështetur gjithë jetën.

Blendi Fevziu: Dy personazhe shumë të njohur, dy personazhe shumë ambiciozë, dy personazhe që janë pak a shumë në të njëjtën fushe..

Timo Flloko: Vera ka një ndryshim, Vera është fenomen.

Blendi Fevziu: Ishte i vështirë ky…

Timo Flloko: Ne komunikojmë në mënyrë si artistë sigurisht… Vera gjithmonë jep mendime për një gjë. Ka intuitë, ka shqisën e gjashtë.

Blendi Fevziu: Ka qenë Vera kritikja e parë e jotja në fakt, e filmave?

Timo Flloko: Sigurisht që po.

Blendi Fevziu: Ishin të qenësishme kritikat e saj.

Timo Flloko: Absolutisht që po, ajo ka ndjesi, ka nuhatje.

Blendi Fevziu: Po a shkon drejt një perfeksioni që shpeshherë bëhet i lodhshëm, sepse njeriu…

Timo Flloko: Ndonjëherë Vera ka prirjen që të të çojë aty ku duhet… Për shembull, duhet të shkosh tek Blendi më tha mua, po shiko të dukesh mirë, flokët, këto… dhe e kërkon formën, sepse është lloji i artit, është televizioni. Në thelb nuk gabon kurrë. PR i saj në të folur është, ti e di vetë e njeh, në të folur nuk ia del, në të shkruar mund t’ia kaloj.

Blendi Fevziu: Po e vendosi një gjë, ka vetëm një zgjidhje t’ia pranosh, ose zgjidhja tjetër është t’ia pranosh prapë. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Timo Flloko: Ajo kurrë nuk gabon, gjithmonë del fjala e saj. Në terma afatgjatë, Vera ka të drejtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Hëna e Re në Shigjetar: Një kapitull i ri fillon për këto 3 shenja të zodiakut këtë të shtunë 20 dhjetor 2025

Hëna e Re në Shigjetar: Një kapitull i ri nis për këto 3 shenja më 20 dhjetor 2025 Hëna e Re në Shigjetar më 20 dhjetor sjell…

Ish-ministri i qeverisë Rama bën deklaratën e fortë: Shqipëria të bëjë kujdes, pritet të…

Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë “Rama 1”, Etmond Panariti ka folur për një nga çështjet e kufirit detar me Greqinë. Panariti tha se Shqipëria “duhet të bëjmë…

Imuniteti i Ballukut, eksperti tregon si do të veprohet: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati…

SPAK i kërkon Kuvendit ti heqi imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe kanë lindur shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen. Çfarë ndodh…

Ja përse burrat zënë dash*ore edhe kur kanë gra apo të dashura, e dinit?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten…

“Ai është TAPË, pi alk*ol…”/ PL*S GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen. Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në…

Supercikloni po vjen drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia…