Ndryshon ligji për energjinë elektrike

Rishikohet projektligji për energjinë elektrike. Ministria e energjisë dhe infrastrukturës, ka hedhur për konsultim draftin me të cilin synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE-së, shtimin e burimeve të rinovueshme, inovacionin teknologjik dhe ruajtjen e çmimeve të përballueshme për klientët në nevojë.

Kriteret për të përfituar nga statusi i klientit në nevojë, janë zgjeruar për të përfshirë tre elementë të rinj: numrin e familjeve në varfëri energjetike; moshën e klientit; dhe çdo kriter tjetër të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Në projektligj parashikohet ndër të tjera që klientët në nevojë të përfitojnë furnizim me energji me çmime të rregulluara, bazuar në parime si transparenca, proporcionaliteti dhe verifikueshmëria.

Kjo bën të mundur mbrojtjen e tyre sociale dhe ekonomike nga luhatjet e tregut.

Fokus do të jetë edhe shtimi i burimeve të energjisë së rinovueshme. Ministria e Energjisë dhe infrastrukturës, parashikon që pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë elektrike parashikohet që të jetë të paktën 50 %.

Projektligji i ri për sektorin e energjisë elektrike synon të fuqizojë konsumatorët, duke i përfshirë ata si klientë në prodhimin dhe depozitimin e energjisë.

Konsumatorët fundorë që kualifikohen si të tillë, do të kenë të drejtë të vetëprodhojnë deri në 500 kË pa barriera administrative apo tarifore.

Në draft një tjetër risi është edhe promovimi i pjesëmarrësve të rinj në treg, si komunitetet e energjisë dhe operatorët e depozitimit, si dhe zbatimi i sistemeve të matjes inteligjente.

Related Posts

Vjen lajmi i mirë! Fat bòmbe ne Dhjetor per 2 shenjat e hòròskopit në këtë datë do t’i hapen ‘portat e parave’!

Disa shenja të zodiakut dalin si protagoniste absolute të vitit 2026, një vit ku ndikimet më të fuqishme astrologjike i sjellin ato në qendër të vëmendjes. Qoftë…

🧡 H0T VERY H0T 🧡

🧡 VERY H0T 🧡

Ndodh për herë të parë në Shqipëri, sapo e lajmeroi Rama me urgjence! Kjo gje do i lehtesoje jeten qytetareve

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

Sanitarja harroi rubinetin hapur, përmbytet dhoma e spitalit/ Pamjet

Një incident i papranueshëm është shënuar ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Vlorës, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe familjarët e tyre. Sipas dëshmisë së një…

Çdo ditë sherre për ndërtimin pa leje, qytetari merr shufrën e hekurit dhe u shkon komshinjve

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast të rëndë dhune, i cili ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Qytetari pretendon se personi që shihni…