Ana e shëmtuar e mikpritjes shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: Më tr*nditi, s’më kishte ndodhur kurrë

Gjon Dukgilaj mendon se një nga avantazhet më të mëdha që kanë shqiptarët në fushën e turizmit është mikpritja. Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se e ka lëkundur pak drejtuesin e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziun, i cili e ka promovuar gjithnjë mikpritjen shqiptare.

Ai ndan me të ftuarit një episod të ndodhur në Tepelenë me vajzën e tij 9-vjeçare, gjatë një ndalese kur ajo ishte përpjekur të përdorte tualetin. Zonja që ndodhej aty, kishte refuzuar edhe pse ishin përpjekur të blinin diçka.

Gjon Dukgilaj: Avantazhi më i madh i Shqipërisë janë dy elementë për mua, shqiptari që ka shikimin dhe buzëqeshjen ndryshe prej popujve të tjerë.

Blendi Fevziu: Janë miqësorë thua?

Gjon Dukgilaj: Ne jemi të veçantë.

Blendi Fevziu: A thua? Më ndodhi një histori para një jave në Tepelenë që më bëri të dyshoj se unë vazhdimisht kam thënë që ne kemi një mikpritje të rrallë, e kemi kod zakonor, nuk e kemi standard turistik, mirëpo isha me vajzën e vogël duke shkuar për në Sarandë, ndalova në një karburant në Tepelenë për të furnizuar makinën, vajza 9 vjeç, donte të shkonte në banjë, ishte një restorant dhe hotel aty ngjitur.

I thashë sime shoqeje çoje një çikë, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë se mos të përdorësh banjën. Shkoi dhe gruaja e lokalit që ishte bosh, e përzuri. Një fëmijë 9 vjeç që vjen për të hyrë në banjë dhe t’i thuash ik, s’ke për të hyrë në banjë, nuk besoj që ka vend të globit, kudo që të shkosh.

Gjon Dukgilaj: Nuk ka pasur banjë se s’ka mundësi.

Blendi Fevziu: Kishin banjë që ç’ke me të! E përzuri, duhet të hash mish i tha që të shkosh në banjë. Ajo më ka tronditur dhe m’u duk një rast i frikshëm. Nuk më kishte ndodhur 35 vjet që kam unë në Shqipëri që shëtis si gazetar, nuk më kishte ndodhur kurrë. Unë nuk isha vetë kuptohet, nuk më pa se po mbushja makinën, por të kthejë fëmijë 9 vjeç…çfarë mund t’i bëjë ai një turisti të huaj?./klan

Related Posts

Pensionisti italian vjen për të jetuar në Durrës habit me deklaratën: Këtu jetohet si mbret pasi…

Nga Novara e Italisë në Durrës, për Carminen, një mjeshtër në pension kjo nënkupton mundësinë e kushteve më të mira të jetesës. Tetë vjet më parë, burri…

Nuk ka as dhëmbë, pse bën fëmijë” – Zhaklin Lekatari shpërthen për ngjarjen në Fier

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari për të diskutuar më shumë mbi rastin tronditës në Fier, ku babai kishte abuzuar…

Si të kurseni 15 për qind të nga fatura e rrymës vetëm me boiler

Ekspertët e KEDS-it deri tash kanë bërë një sërë llogaritjesh për shpenzim sa më racional të energjisë elektrike, kryesisht në ngrohje, si shpenzuesi më i madh i…

Zjarr masiv pas shpërthimit të një depoje fishekzjarrësh në Kaliforni, shtatë persona rezultojnë të zhdukur

KALIFORNI- Shtatë persona rezultojnë të zhdukur të mërkurën pas një shpërthimi në një depo fishekzjarrësh në Kaliforninë Veriore që shkaktoi një zjarr masiv. Flakët u përhapën në…

Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 më të pafavorshme të ditës së premte 4 Korrik 2025

Nën ndikimin e fortë të Hënës dhe me një shtrirje të veçantë të energjive planetare, kjo e premte vjen me kthesa të papritura për disa shenja dhe…

Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 20 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A19 në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, në Gjermaninë veriore, ku një autobus i kompanisë Flixbus doli nga rruga dhe u përmbys,…