Foto/ Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, figura të rëndësishme të sportit i bashkohen ceremonisë mortore

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten.

Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më parë u zhvillua homazhi dhe pritja në Capela da Ressurreição, ku qindra qytetarë u rreshtuan në radhë për të shprehur respektin e tyre.

Diogo Jota, 28 vjeç, dhe vëllai i tij André, 25 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik me makinë në provincën Zamora të Spanjës, teksa ishin rrugës për në portin e Santander për të kapur një traget drejt Britanisë. Automjeti i tyre Lamborghini i gjelbër, me vlerë mbi 210,000 paund, dyshohet se pësoi një defekt në gomë, duke përfunduar në flakë.

Jota kishte zgjedhur të mos udhëtonte me avion pas një operacioni në mushkëri, duke marrë rrugën tokësore drejt Anglisë.

Mes të pranishmëve në funeral ishin Virgil van Dijk dhe Andy Robertson, të cilët vendosën kurora me numrat 20 dhe 30 – numrat që mbanin Diogo dhe André. Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ishte gjithashtu i pranishëm, bashkë me yje si Joe Gomez, Darwin Núñez, Alexis Mac Allister, Curtis Jones, Wataru Endo, Conor Bradley dhe Federico Chiesa.

Nga Portugalia erdhën yjet e kombëtares, përfshirë Bernardo Silva, Rúben Dias dhe Diogo Dalot, të cilët i shprehën ngushëllimet familjes në një atmosferë të mbushur me dhimbje.

Në ceremoninë e homazheve morën pjesë edhe Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, Kryeministri Luís Montenegro dhe menaxheri i Jotës, të cilët i qëndruan pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Qindra qytetarë të Gondomarit, qyteti ku lindi Jota, ishin rreshtuar në radhë që nga ora 16:00 e së premtes për të bërë homazhe në kapelë. Pamjet e njerëzve të pikëlluar që qëndronin në radhë nën diellin e fortë treguan dashurinë dhe respektin e thellë për dy vëllezërit.

Që prej lajmit tragjik, rrjetet sociale janë përmbytur nga mesazhe ngushëllimi. Cristiano Ronaldo, ish-trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, si dhe shumë figura të njohura të futbollit ndërkombëtar, kanë shprehur dhimbjen për humbjen e Jotës – një lojtar i dashur, por edhe një njeri i respektuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Për t’u çuditur, ja në cilat besëtytni besojnë shqiptarët

Si çdo popull tjetër edhe ne shqiptarët kemi besëtytnitë tonë në të cilat besojmë. Ja disa nga besëtytnitë në të cilat ne besojmë “verbërisht”. Kur macja e…

GjinekoIogu: Shqiptarët nuk dinë ta bëjnë

I ftuar në “E Diel” gjinekologu Shkëlqim Balili ka folur në lidhje me marrëdhëniet s*k_suaIe në Shqipëri. Ai tha se marrëdhëniet s*k_suaIe jo të shëndetshme sjellin dhe…

24-vjecarja lind papritur dhe nuk e dinte që ishte shtatzën

Nje vajze e re nuk e dinte qe ishte shtatzen deri sa papritur ajo kishte rrjedhje gjaku dhe me urgjence shkoi ne spital. Por me pas ajo…

Humbi 70 kilogram nga pesha e saj. Gruaja tregon mënyrën e thjeshtë të humbjes së peshës

Për pjesën më të madhe të jetës kam luftuar me peshën time duke filluar nga rinia e deri tani qe jeta ime ka ndryshuar pergjithmone. Te humbja…

I riu bën 35,000 hapa në ditë për një javë dhe pa efekte befasuese në trupin e tij

Të ecësh 35,000 hapa çdo ditë është diçka që shumica e njerëzve nuk do ta arrijnë edhe nëse duan ta bëjnë këtë, por një YouTuber ka treguar…

TREMB ekspertja: Mos hani më byrek, ja çfarë ndodh me trurin

Psikologia turke, Nejla Avci ka bërë një deklaratë me të cilën i ka çuditur, por edhe frikësuar të gjithë. Ajo ka thënë se byreku ndikon negativisht në…