E habitshme! Shqiptari merr ftesën e dasmës nga Amerika me 14 vite vonesë

Një ftesë dasme nga Amerika ka mbërritur pas 14 vitesh në kutinë postare të një qytetari nga Durrësi.

Arian Ndoni është befasuar kur këtë të shtunë ka marrë një ftesë për dasmë në kutinë e tij postare.

Deri këtu, gjithçka normale, pasi atij i pëlqen të mbajë korrespondencë me miq të huaj që i ka njohur gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, por ajo që e bën këtë rast të pazakontë është se… dasma është bërë në qershor të vitit 2011.

“U habita kur pashë ftesën. Një ftesë për dasmë që vjen nga SHBA, por kur lexova datën, s’më besohej. Martesa ka ndodhur në vitin 2011. Sot jemi në 2025. Vetëm sot e gjeta në kutinë time të postës. 14 vite vonesë! Edhe në shishe po ta kishin futur e ta hedhnin në det, si në kohët e vjetra, ndoshta do të kishte ardhur më shpejt”, rrëfen jo pa humor Arian Ndoni.

Ai thotë se ftesa mban në pjesën e pasme qartësisht edhe vulën e tranzitit ku duket data e mbërritjes në Shqipëri, në janar 2011.

Kohë e mjaftueshme për t’u organizuar për të marrë pjesë në festën e kurorëzimit të tyre. Pra, ftesa ka mbërritur në kohë, por diçka ka ndodhur me shërbimin postar nga Tirana në Durrës dhe ftesa ka ngelur rrugëve për plot 14 vjet dhe vetëm tani e ka gjetur rrugën e ka mbërritur në kutinë e tij postare.

Në kohën e teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm, duket se ftesat-kartolina ende mund të udhëtojnë me ritme “romantike”, por krejt jashtë kohe. “Ata janë martuar, ndoshta kanë bërë dhe fëmijë, ndoshta dhe janë… nuk e di, po nuk është korrekte. Unë sapo mora ftesën dhe kjo situatë ka cenuar dhe komunikimin e raportet e miqësisë për ne që ende e vlerësojmë këtë mënyrë komunikimi “, thotë Ndoni.

Related Posts

I fundit! Lëkundje të forta tërmeti në det

Një tërmet me magnitudë 4.0 u regjistrua në orën 23:07 në Detin Adriatik pranë Mletit, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. “Sonte, më 17 dhjetor 2025, në orën…

Sh*rr i madh ne Kuvend, sapo ndodhi

Garda e Republikës tentoi të largojë deputetët e Partisë Demokratike nga karriget e rezervuara për ministrat, duke shkaktuar përplasje dhe tensione në Kuvend. Kreu I Partisë Demokratike,…

I fundit! Vjen lajmi i papritur per te gjitha ata qe kane makina

TIRANË — Pagesa e taksave të mjeteve në Shqipëri tashmë mund të kryhet online, duke eliminuar nevojën për sportele dhe radhë të gjata. Shërbimi i ri, i…

Aks*dent tr*gjik, futbollisti i madh 21-vjeçar h*mbi jetën teksa po kthehej në shtëpi pas fitores

Lojtari i Macclesfield, po kthehej në shtëpi pas fitores 2 – 1 ndaj Bedford Town, e vlefshme për Ligën e 6-të në Angli. Konfirmimin për këtë ngjarje…

Goditje të forta, LEKU LETER dhe… / Javë b*mbë! Liza Gjika: Ja shenjat ne duart e Fatit

Mbyllja e ketij muaji do te vije një energji të ngarkuar, intensive dhe shpesh sfiduese, ndërsa ende jemi nën ndikimin e thellë emocional të sezonit të Akrepit….

Shokon studimi: Gratë që kryejne MARREDHENIE rrallë mund të…

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por ato mund edhe të vdesin më herët: Nje studim i ri tregon se…