Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin.

Shumica e atyre që kanë humbur jetën ishin punonjës që kryenin detyra fizike në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat ekstreme kanë vënë nën presion të madh edhe spitalet, ku shumica e të shtruarve janë të moshuar që vuajnë nga dehidratimi dhe goditjet e të nxehtit.

Meteorologët paralajmërojnë se këto fenomene nuk janë më të përkohshme, por një realitet i ri i lidhur me ndryshimet klimatike. “Roma dhe Parisi tashmë përjetojnë të njëjtat kushte klimaterike si Tunizia në verë,” thonë ekspertët, duke kërkuar masa të përhershme dhe strukturore për të mbrojtur qytetarët.Autoritetet italiane kanë nisur zbatimin e masave emergjente për të parandaluar viktima të tjera. Në disa rajone si Roma, Milano, Torino, Veneto dhe të tjera, është ndaluar puna në ambiente të hapura nga ora 12:30 deri në 16:30 në ditët kur shpallet alarmi i kuq për temperaturat.

Megjithatë, kjo masë nuk vlen për sektorin publik, ku vazhdon të mungojë kontrolli dhe ndërgjegjësimi i plotë. Një ngjarje tragjike ndodhi dje në qytetin e Frosinone, ku një punëtor humbi jetën teksa po vendoste fibra optike në rrugë. Ai pësoi një atak kardiak në mes të vapës. Po në të njëjtën zonë, një shofer kamioni humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë pikës së pagesës në autostradë. Edhe ai nuk arriti të mbijetonte.

Temperaturat brenda kabinave të kamionëve janë kthyer në “furrë” për shoferët, ndërsa situata është po aq alarmante edhe në burgje. Shumica e institucioneve nuk kanë ajër të kondicionuar dhe as ventilatorë, duke e bërë të papërballueshme ditën për të burgosurit në qeli të mbipopulluara.

Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në sektorin industrial, sidomos në industrinë metalurgjike, ku në disa fabrika temperatura ka kaluar 40 gradë. Më shumë se 20 punëtorë janë larguar nga vendi i punës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Për fat të mirë, parashikimet e motit thonë se nga nesër pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por ekspertët paralajmërojnë se valë të ngjashme të të nxehtit do të përsëriten gjatë gjithë verës.

Related Posts

5.5 ballë/ Ja ku ra tërmeti më i fortë për sot

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter u shënua sonte, duke rezultuar lëkundja më e fortë e regjistruar për ditën e sotme. Koha: 20:31 UTC (09:31…

‘Baba Vanga japoneze’ sh*kon, në Korrik të 2025 do ndodhe fatk*qesia e madhe, cfare parashikon gruaja e famshme

Turistët po anulojnë ose shtyjnë udhëtimet e tyre në Japoni pas një profecie shqetësuese nga një grua që është përshkruar si “Baba Vanga e Japonisë”. Baba Vanga,…

V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qépen, njëra erdhi me mamanë, do habiteni cfare më tha

Virgjëria – një tabu që vijon të mbijetojë në familjen shqiptare Virgjëria ende mbetet një tabu e fortë në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore…

E b*jshme! Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çfarë dihet deri më tani

Reperi i njohur shqiptar Noizy nuk arriti të ngjitej në skenën e diskotekës Rinora 4 në Zurich mbrëmjen e djeshme, ndonëse koncerti ishte i parashikuar dhe i…

Të mërkurën vjen lajmi që shumë e prisnim, ja cdo ndodhe me motin

Të dielë, të hënë dhe të martë pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 38 gradë Kthesë pritet të ndodhë ditën e mërkurë, kur…

Fjalët e fundit të babait hero që vd*q duke ndihmuar familjen e tij të shpëtonte nga përmbytjet shkatërruese

Një 27-vjeçar nga Kerr County, Teksas, ka humbur jetën pasi bëri gjithçka për të shpëtuar familjen e tij nga përmbytjet katastrofike që përfshinë rajonin pas rritjes së…