‘51 dosje për familjen Berisha, 31 për Metën’, Beqiri zbulon shifrën tronditëse: Kanë përvetësuar…

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri, i cili ishte i ftuar në një emision televiziv.

Ai theksoi se ish-pushtetarët e lartë, konkretisht Berisha dhe Meta kanë vepruar në dëm të interesave të qytetarëve. Sipas tij, veprimtarinë e tyre e kanë bazuar në ideologjinë për t’u pasuruar vetëm për vete.

“Këto 30 e ca vjet, ky vend është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe ka qenë i mbërthyer keq prej krimit të organizuar. Disa struktura të shtetit, në vend që të vepronin në bazë të ligjeve të shtetit dhe në prioritet të qytetarëve, në fakt janë kthyer në organizata, që kanë parë vetëm interesat e tyre dhe interesat e njerëzve rreth tyre, ky vend është grabitur, është vjedhur, ky vend është vrarë dhe për rrjedhojë shikojmë sot se më shumë pasuri kanë realisht krimi dhe kriminelët, pushtetarët e lartë që kanë qenë në krye të vendit sa sa ka vetë shtetit, tha ai.

Ai theksoi se dyshja politike Berisha-Meta kanë bërë batërdi të madhe dhe kanë kthyer qeverisjen në funksion të xhepit të tyre dhe njerëzve të afërt, duke shkelmuar interesin publik.

“Familja Berisha dhe Meta kanë bërë batërdinë në këtë vend dhe e kthyen qeverisjen e vendit për të pasuruar familjet e tyre, njerëzit e tyre. Si PS dhe LSI e Ilir Metës u kthyen në organizata realisht kriminale, që mendonin se si do arrini që përmes privatizimeve të ndryshme, nga shitjet, asetet, nga një mori veprimesh të tjera të përfitonin vetë dhe kanë përfituar sa nuk ka ku të shkojë më”, theksoi ai.

Ai theksoi se afera “Partizani” për të cilën është marrë i pandehur Sali Berisha është vetëm një gjethe e vogël në malin e korrupsionit, që ka kryer ish-kryeministri, tashmë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

SPAK u mor dhe hetoi vetëm aferën “Partizani”, që është aferë, e rëndë është, por është një gjethe në morinë e një pylli të madh me krime korrupsioni që ka bërë Berisha dhe familja e tij. Janë të rënda sa nuk ka ku të shkojë më. Të gjitha llojet e privatizimeve në këtë vende janë bërë në mënyrë korruptive për të mbushur xhepat e tyre”, tha ai.

Ai tregoi numrin e dosjeve, që rëndojnë mbi Berishën, Ilir Meta dhe familjarët e tij.

“Vetëm për Ilir Metën kemi kallëzuar 31 afera korruptive. Për Sali Berishën dhe familjen e tij, Argita Berishën, Jamarbër Malltezin, Shkëlzen Berishën, Liri Berishën janë formësuar 51 dosja të ndryshme, që kanë të bëjnë më korrupsion pasiv, pastrim parash, privatizime dhe përfitime në rrugë kriminale.”, tha ai.

Avokati i njohur theksoi se Meta dhe Berisha kanë arritur të përvetësojnë një shumë monetare prej 200 miliardë eurosh, pasuri kjo e cila siç thotë ai gjysma ndodhet në Shqipëri dhe pjesa tjetër është jashtë vendit.

“Janë plot 200 miliardë euro të përvetësuara nga organizata kriminale që ka udhëhequr në këtë vend, Sali Beriasha dhe Ilir Meta, 100 miliardë ndodhen, qoftë në para të thatë, qoftë me asete të ndryshme në Shqipëri dhe 100 miliardë të tjera ndodhen jashtë vendit dhe Shqipëria nuk do t’i marrë kurrë pasi nuk i kanë në emrin e tyre, por i kanë vënë në emër të disa kriminelëve që i mbanin rreth vetes “, tha ai.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…