Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë

Pas Behar Çukajt të naftës, Leonidha dhe Artur Çobos, Idajet Ismailajt të Albstarit dhe hajdutëve kinezë, zbulohet një tjetër bashkëpunëtor i Bankers Petroleum, në vjedhjen e dhjetëra milionë eurove, përmes komtratave dhe faturave fiktive, me qëllim fryrjen e shpenzimeve, devijimin dhe kamuflimin e fitimeve, zhvatjen me rimbursimin e TVSH, pastrimin e parave etj. Në skenë del bzinesmeni Baki Sinaj, i cili ka përfituar miliona euro nga kompania mafioze me natyrë kriminale Bankers Petroleum.

Baki Sinaj është themelues dhe administrator i kompanisë Q. Sinaj, bashkë me të birin Fatos Sinaj, me objekt transportimin e materialeve të lëngshme e të ngurta, materialeve të ndërtimit, materialeve industriale dhe ushqimore etj., me zyra qëndrore në Zharëz të Fierit.

Kompania e Baki dhe Fatos Sinajt është një nga subjektet e kontraktuara nga Bankers për kryerjen e shërbimeve të transportit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit dhe një raporti auditues, Bankers ka bashkëpunuar me firmën Q. Sinaj me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Q. Sinaj 2.4 milionë euro.

Ka dyshime të forta se një pjesë të parave që Baki dhe Fatos Sinaj përlanin nga Bankers i kapitalizonin në kompaninë e tyre. Dokumentet tregojnë se Baki dhe Fatos Sinaj kanë rritur kapitalin e kompanisë pas vitit 2011, ndërsa befas e kanë ulur ndjeshëm pas vitit 2019.

Në vitin 2020, Baki Sinaj ia ka dhuruar aksionet e tij të kompanisë nipit Qemal Sinaj, asokohe 20 vjeç. Aktualisht pronarë të kompanisë që rezulton pjesë zhvatjes së pasurisë nëntokësore të shqiptarëve janë Fatos dhe Qemal Sinaj, babë e bir. Baki Sinaj rezulton administrator.

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Pjesë e vjedhjes rezulton edhe ‘mamuthi’ i naftës Behar Çukaj me kompaninë e tij me natyrë mafioze Bolv Oil, përfitues edhe i dhjetëra milionë euro para publike. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. ‘Tano Karidi’ i Bankersit është padyshim Leonidha Çobo, i një personazh i strukturuar në nivelet e bosëve të mafies.

Hetimet kanë treguar se Çobo ka vjedhur me fatura fiktive mbi 100 milionë euro, në bashkëpunim me hajdutët kinezë të Bankers. 100 milionë euro është një shifër e frikshme për realitetin shqiptar, por është modeste për ‘gropën zhvatëse’ të Bankerit, kompani e cila ka përfituar të paktën 5.5 miliardë euro.

Të lartpërmendurit janë vetëm maja e ajsbergut. Nuk mund të realizohet vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë pa implikimin e kokave të politikës dhe oligarkët. Nëse SPAK do të ketë vullnet të marrë në dorë këtë dosje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fijet e vjedhjes së 5.5 miliardë euro, të çojnë vetëm lart dhe në disa drejtime.

Prapaskena ka indicie të forta se paratë e vjedhura janë shndërruar në vila, resorte, biznese, kulla dhe luks për disa pushtetarë, ish pushtetarë të lartë dhe oligarkë. SPAK mjafton të hetojë një fakt. Vetëm në një rast, Bankers i ka kaluar 1.5 milionë euro shtetasit Denis Alimehmeti, ndërsa ky i fundit ia ka kaluar paratë çerrit Klard Flaga, i cili më pas i qarkullonte paratë me kompani fantazmë dhe në offshore, duke përfunduar në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Nga këqyrja e lëvizjeve financiare, rezultojnë pagesa nga kompanitë fantazmë të Klard Flagës drejt llogarive të djalit të Ridvan Bodes. Çerri Flaga, që i ngarkuan 1.5 milionë euro në kurriz, është vetëm një nga rastet. SPAK të mos merret me kanale, keca, arka peshku dhe brekë, por të fokusohet tek vjedhja më e madhe në histori. Vijon me emra befasues!

Bilanci

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.

Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.

Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë./ Prapaskena

Related Posts

“Një romacë e papritur në punë”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Këto ditë përcaktojnë financat për vitin 2026

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Kjo është…

Ngjarje tr*nditëse! Gjenden pesë K0KA njerëzish të v*rur në plazh (Detaje)

Policia ekuadoriane tha të dielën se ka hapur një hetim për zbulimin e pesë k.okave njerëzore të lëna të v.arura në sy të publikut, së bashku me…

“Kam tentuar ta kontaktoj por…”/ Menaxheri i Erik Lloshit thyen heshtjen: Bashkëshortja e tij nuk ka qenë …

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka trazuar jo pak marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën. Menaxheri i artistit, Anton Prendi,…

E FUNDIT: Lëkundje të fuqishme tërmeti në vendin fqinj, njerëzit në panik dalin në rrugë

Dy lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar paraditen e sotme në rajonin e Romagnës në Itali, mes provincave Ravenna dhe Forlì-Cesena. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe…

Horoskopi ditor, E mërkurë 14 janar 2026

Dashi Nuk do jeni aspak ne humorin e duhur gjate kësaj dite dhe do përballeni me debate te forta me atë qe keni ne krah. Asgjë nuk…

Burri në Yzberisht rreh dy 10-vjeçarët se hodhën kapsolla

Një denoncim shqetësues ka mbërritur pranë redaksisë sonë, duke ngritur edhe një herë alarmin mbi sigurinë e fëmijëve në ambientet publike. Sipas pamjeve të vëna në dispozicion…