Moti ekstrem në Itali: Viktima dhe të pl*agosur nga stuhitë në veri, jugu “përvëlohet” nga i nxehti

Italia po përballet me kushte të vështira atmosferike, por edhe ekstreme. Një pjesë e Italisë ndodhet nën pushtetin e të nxehtit ekstrem, ndërsa pjesa tjetër është pushtuar nga stuhitë e forta të shiut.

Një 63-vjeçare nga San Vittore Olona humbi jetën këtë pasdite në Itali, pasi një pemë e madhe u rrëzua mbi të gjatë një stuhie të fortë që goditi zonën e Alto Milanese.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte së bashku me dy persona të tjerë, një grua 68-vjeçare dhe një burrë 70-vjeçar, kur pema e rrëzuar si pasojë e erërave të forta, u përmbys duke i zënë poshtë. Fatkeqësisht, përpjekjet për të shpëtuar 63-vjeçaren rezultuan të kota, vdekja e saj u konfirmua në vend. Dy personat e tjerë u dërguan në spital, pa rrezik për jetën.

Mbrojtja Civile e Bashkisë së Milanos kishte dhënë paralajmërime ditë më parë për reshje të dendura dhe erëra të forta, duke vendosur masa paraprake për përmbytje të mundshme në zonat e ndjeshme si lumi Seveso dhe lagjja Ponte Lambro, ku janë ngritur barriera mbrojtëse.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve në ambiente të hapura gjatë motit të keq. Mbi 50 ndërhyrje nga zjarrfikësit në Milano për shkak të motit të keq

Ndërkohë, nga ana tjetër jugu i vendit po ‘përvolhet’ nga i nxehti ekstrem.

Në Palermo, autoritetet kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve të tërhequra nga kafshët për sot dhe nesër, si masë emergjente për të mbrojtur mirëqenien e tyre. Vendimi u zyrtarizua nga kryetari i bashkisë Roberto Lagalla përmes një urdhërese të veçantë, pas paralajmërimeve të Departamentit të Mbrojtjes Civile për një valë ekstreme të të nxehtit që pritet të godasë Siçilinë gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë në Puglia, zjarret janë përhapur me shpejtësi në zonën e Salentos, duke djegur mijëra pemë ulliri dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Sipas organizatës Coldiretti Puglia, bimët e thara nga sëmundja Xylella janë shndërruar në “pishtarë natyralë”, duke arritur temperatura mbi 750 gradë gjatë përhapjes së flakëve.

Zjarret janë favorizuar nga temperaturat ekstreme, thatësira, por edhe braktisja e fushave të pambuluara, të mbushura me barishte dhe mbetje. Në shumë raste, flakët kanë djegur edhe tuba ujitjeje dhe mbeturina, duke krijuar re toksike tymi që kanë arritur deri në zonat e banuara.

Related Posts

“Një romacë e papritur në punë”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Këto ditë përcaktojnë financat për vitin 2026

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Kjo është…

Ngjarje tr*nditëse! Gjenden pesë K0KA njerëzish të v*rur në plazh (Detaje)

Policia ekuadoriane tha të dielën se ka hapur një hetim për zbulimin e pesë k.okave njerëzore të lëna të v.arura në sy të publikut, së bashku me…

“Kam tentuar ta kontaktoj por…”/ Menaxheri i Erik Lloshit thyen heshtjen: Bashkëshortja e tij nuk ka qenë …

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka trazuar jo pak marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën. Menaxheri i artistit, Anton Prendi,…

E FUNDIT: Lëkundje të fuqishme tërmeti në vendin fqinj, njerëzit në panik dalin në rrugë

Dy lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar paraditen e sotme në rajonin e Romagnës në Itali, mes provincave Ravenna dhe Forlì-Cesena. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe…

Horoskopi ditor, E mërkurë 14 janar 2026

Dashi Nuk do jeni aspak ne humorin e duhur gjate kësaj dite dhe do përballeni me debate te forta me atë qe keni ne krah. Asgjë nuk…

Burri në Yzberisht rreh dy 10-vjeçarët se hodhën kapsolla

Një denoncim shqetësues ka mbërritur pranë redaksisë sonë, duke ngritur edhe një herë alarmin mbi sigurinë e fëmijëve në ambientet publike. Sipas pamjeve të vëna në dispozicion…