Fjalët e fundit të babait hero që vd*q duke ndihmuar familjen e tij të shpëtonte nga përmbytjet shkatërruese

Një 27-vjeçar nga Kerr County, Teksas, ka humbur jetën pasi bëri gjithçka për të shpëtuar familjen e tij nga përmbytjet katastrofike që përfshinë rajonin pas rritjes së papritur të lumit Guadalupe.

Julian Ryan, baba i tre fëmijëve, ndihmoi partneren e tij, tre fëmijët dhe nënën e tij të dilnin në çati, pasi uji hyri me shpejtësi në shtëpi. Sipas rrëfimit të së fejuarës, Christina Wilson, familja ishte në gjumë kur brenda vetëm 20 minutash, uji në dhomë arriti deri në gju.

“U ngritëm dhe filluam të thërrisnim 911, por uji vazhdonte të vinte. Nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të dilnim,” tha ajo.

Për të ndihmuar të tjerët të shpëtonin, Ryan theu një dritare me grusht, duke u lënduar rëndë. Ai preu një arterie dhe humbi shumë gjak, ndërkohë që ekipet e shpëtimit nuk arritën të mbërrinin në kohë për ta ndihmuar.

Para se të humbiste jetën nga plagët, Julian u dha lamtumirën të afërmve të tij: “Më falni, nuk do t’ia dal. Ju dua të gjithëve.”

Përmbytjet në Teksas kanë shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 69 personave, përfshirë 21 fëmijë. Lajmet më të fundit konfirmojnë se 27 fëmijë të tjerë nga kampi veror “Camp Mystic”, i ndodhur buzë lumit Guadalupe, ende rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë, shërbimet e emergjencës kanë evakuuar mbi 850 persona të padëmtuar dhe po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në kushte tepër të vështira. Autoritetet lokale kanë deklaruar se terreni dhe kushtet janë të ashpra, por kërkimi nuk do të ndalet derisa të gjenden të gjithë të zhdukurit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Edi e nxjerr zbuluar pa dashje produksionin

Hyrja e Ludo Lee, trazoi lojën e Edit në BBVK. Ai po gjykohet se po bëhet avokat I Edit duke mbështetur lojën e tij. Në bised se…

“Është vetëm çështje kohe”, paralajmërim i fortë: Drejtësia do të arrijë tek kryeministri, pritet …

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, e ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend, të cilit SPAK…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një…

Rama flet troç për Linda Ramën: U bëra burrë 24 karat, ja çfarë më dha ajo, që gratë tjera nuk ma dhanë dot

Momenti më i rëndësishëm në jetën e Edi Ramës, është dita kur Linda pranoi që të ishte gruja e tij. Kështu deklaroi kryeministri në një intervistë për…

Te henen ‘çm*nden’ temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri ne reshje debore si dhe alternime kthjellimesh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në…