Panik në qytet! Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac në Francë, ku dhjetëra kalimtarë janë sulmuar papritur nga një tufë bletësh, duke shkaktuar panik dhe lëndime të shumta me 24 të lënduar tre prej të cilëve në gjendje kritike.

Kalimtarët u pickuan për rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, sipas prefekturës Cantal. Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u ofruan ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa policia vendosi masa sigurie derisa sulmi i bletëve u ndal, sipas Guardian .

Tre personat në gjendje kritike u dërguan në një spital lokal . Pierre Matonnier, kryebashkiaku i Aurillac, i tha BFM TV të hënën se gjendja e tyre ishte përmirësuar. Sipas Matonnier, një burrë 78-vjeçar pësoi një arrest kardiak dhe u ringjall me anë të CPR-së.

Kryebashkiaku tha se incidenti mund të lidhet me grerëzat që kërcënonin një koshere bletësh të instaluar në çatinë e një hoteli më shumë se një dekadë më parë, duke bërë që bletët të bëheshin agresive.

Toger Michel Caillat, kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, tha se nuk kishte përjetuar kurrë një sulm të tillë.

“Sa i përket numrit të viktimave, panikut që mbizotëronte midis njerëzve dhe ashpërsisë së disa prej lëndimeve, ishte tronditëse”, tha ai.

Related Posts

Këmbimi valutor 8 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do…

Shembet çatia e një restoranti/ Vd*es një punonjëse dhe pl*agosen 10 persona

Shembet çatia e restorantit të famshëm Essenza në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, raporton La Repubblica. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës….

Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, ndërsa nga sot pritet të…

Aksident në Tiranë, një furgon dhe 4 makina të përfshira (PAMJET)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë në Bulevardin “Bajram Curri”. Sikurse shihet dhe në pamje, në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe një furgon….

Horoskopi javor për të gjitha shenjat: Këto shenjat mos të shpenzojnë pa mend

Dashi Nuk është në stilin tënd të tërhiqesh, por ndonjëherë duhet të tregohesh i/e përmbajtur. Edhe pse diçka po të rëndon mendjen, nuk dëshiron të debatosh për…

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri

Tiranë- Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste në Institutin e Gjeoshkencave tha në…