Shembet çatia e një restoranti/ Vd*es një punonjëse dhe pl*agosen 10 persona

Shembet çatia e restorantit të famshëm Essenza në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, raporton La Repubblica. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës. Një punonjëse 31-vjeçare e restorantit, Mara Severin, e cila punonte si someliere, u nxorr e gjallë nga rrënojat por vdiq pasi u dërgua në spital.

Rreth 10 persona të tjerë u plagosën nga shembja. Tre prej tyre u shtruan në spital me një prognozë të rezervuar, por asnjëri nuk ka rrezik për jetën. Në kohën kur ndodhi ngjarja kishte shumë klientë, përfshirë edhe turistë të huaj. Zona përreth restorantit të shefit të kuzhinës u mbyll për të kryer operacionet e shpëtimit.

Disa dëshmitarë flasin për dy shembje të veçanta. Ndër hipotezat është edhe moti i keq, veçanërisht erërat e forta. Nuk ra shi në Terracina gjatë ditës, por e gjithë provinca e Latinës ishte nën alarm të verdhë.

Somelierja kishte dhjetë vjet që punonte në restorantin Essenza. E kishte bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në Instagram tetorin e kaluar, ku tregoi se si filloi aventura e saj në restorantin e famshëm.

“Kanë kaluar 10 vjet që kur kalova atë portë pa e ditur se çfarë do të më rezervonte ajo bisedë dhe ajo fundjavë prove. Një udhëtim i gjatë i përbërë nga shumë momente, plot emocione, që nuk ndalet por vazhdon në atë rrugë.”

Related Posts

Gara për kreun e ri të SPAK, ja kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur sot garën për kreun e ri të SPAK, ku kandidatët që duan të marrin pjesë, kanë 3 javë afat për…

“Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël! Një skenë sa e bukur,…

Horoskopi ditor, E Enjte 18 Shtator 2025

Dashi Partneri do iu mbeshtesë ne gjithcka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla te vyera. Marrëdhënia me te do jetë edhe me e mirë sesa…

Rrezikoi jetën për të shpëtuar 2 të mitur, shqiptari në Greqi merr nënshtetësinë greke nga vetë kryeministri Mitsotakis

Ledian Gjoka, shqiptari në Greqi i cili u shndërrua në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lum 2 fëmijë të vegjël në muajin qershor 2025, më në…

Goditje për kursin valutor/ Euro rrëzohet në nivel rekord, ekspertët paralajmërojnë zhvillime të papritura

Për herë të parë në histori, euro ka zbritur poshtë nivelit mesatar të 97 lekevë, në tregun e brendshëm valutor, madje edhe poshtë niveleve të korrikut apo…

Hapet thesi i madh! Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatarja 1200 euro, ja kur

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend. Screenshot_14 Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit…