“Do të paguani më shumë taksa për shtëpinë e dytë”/ Rama: Brenda pak javësh dalin çmimet e reja të referencës

Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një mbledhje me të gjithë kryetarët e Bashkive të Vendit. Krah Ramës ishte edhe minsitri i Financave Petrit Malaj i cili bëri me dije se janë drejt finalizimit të çmimeve të reja të transparencës.

Duke qenë se vlera e pronave është rritur me 26%, ministri shtoi se taksa e tyre ashtu sikurse dhe në vendet e tjera të Europës do të duhet që të ketë të njëjtën rëndësi.

“Ne jemi drejt finalizmit të çmimeve të reja të referencës. Vlera e pronave është rritur me 26%. Taksa e pronës është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e Evropës dhe duhet të ketë të njëjtën rëndësi edhe për bashkitë e vendit tonë. Paralelisht me taksën do të bëjmë edhe prezantimin e rivlerësimit të pronave që do të bëhet me në normë tatimore të reduktuar.

Krahas vlerës së re të pronave, qytetarët do kenë mundësi të bëjnë dhe rivlerësimin e pronave”, tha Malaj, ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se brenda pak ditësh do të publikohen edhe çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme, të cilat do të përfshijnë për herë të parë edhe një diferencim të taksës mes shtëpisë së parë dhe të dytës.

Sipas kryeministrit taksa për shtëpinë e dytë, sidomos për ato në zonat bregdetare, do të jetë më e lartë.

“Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja do të kenë dhe një element tjetër. Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë. Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do kenë një të ardhur domethënëse nga ky proces.

Pasi shumë persona në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër duke pasur parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë mirën taksën e pasurisë do të ketë të ardhura të mira, një gjë duhet pasur parasysh.

Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël por në disa bashki taksa e tavolinës, ose taksa e tabelës…ka dhe raste ekstravagante të këtyre që merren me miniera iu vënë dhe taksa lokale të çuditshme, por edhe këtu duhet pasur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi e gjitha.

Ministria e Financave do na japë një udhërëfyes për tu pasur parasysh në kushte kur me futjen e çmimeve të reja të referencës taksa e pronës do të rritet dhe me kushtet kur për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë. Të gjithë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…