“Kështu po na largoni”, shqiptari i Kosovës: Policia shqiptare më gjobiti dy herë brenda 20 minutash, pa të drejtë!

Një shqiptar nga Kosova, shofer autobusi i një firme që operon në linjat Kosovë–Shqipëri, ka dërguar një denoncim të fortë në redaksinë e JOQ Albania lidhur me trajtimin që, sipas tij, i bëhet nga Policia Rrugore në vendin tonë.

Ai shprehet se brenda vetëm 20 minutash është ndaluar dy herë dhe është gjobitur në mënyrë absurde, ndërsa thekson se këto veprime po ndikojnë drejtpërdrejt në largimin e turistëve kosovarë nga Shqipëria.

Sipas denoncuesit, gjoba e parë prej 3000 lekësh (rreth 30 euro) i është vendosur me pretendimin se është futur në një karburant duke kaluar një vijë të pandërprerë, megjithëse ai thekson se kjo ishte e vetmja mënyrë për të hyrë në karburant dhe se në raste të tilla, nëse shkelja do ishte aq e rëndë, do duhej të pezullohej patenta.

Në gjobën e dytë, të lëshuar vetëm 20 minuta më vonë nga një tjetër patrullë, thuhet se është shkelur kohëzgjatja maksimale e drejtimit të mjetit për një orar të caktuar.

Shoferi thotë se i kërkoi policit të dytë një zbutje të gjobës për shkak të rrethanave, por iu tha se “nuk kemi nen ligjor për të ulur gjobën”, ndërkohë që për rastin e parë i ishte aplikuar pikërisht një nen që, sipas policisë, e lejonte këtë.

“Jemi një kompani që punon në linjat Kosovë-Shqipëri. Vetëm sot mora dy gjoba për 20 minuta pa të drejtë. Po të kalosh në vijë të plotë për të hyrë në karburant, të gjobisin. Po të mos marrësh pasagjer në Cassà Italia, s’ke të drejtë. Po të ndalosh në Pati Travel, s’ke të drejtë. Në Rinas s’ke drejtë as të marrësh, as të zbritësh njeri. Po kështu si do punojmë ne?”, shkruan ai.

Sipas tij, shumë shqiptarë të Kosovës kanë nisur të heqin dorë nga pushimet në Shqipëri për shkak të trajtimit të padrejtë që u bëhet në kufi, rrugë dhe në qytete, ku ndalohen për çdo gjë dhe gjobiten pa asnjë mirëkuptim. “

Vetëdijësimi ka nisur. Këtë vit janë 60% më pak turistë nga Kosova që zgjedhin detin shqiptar. Dhe ne si kompani kemi nisur t’i sugjerojmë klientëve oferta në shtete të tjera. Nuk kemi rrugë tjetër,” përfundon denoncimi.

Në fotot e dërguar, qytetari ka bashkangjitur të dy gjobat e marra, me shkeljet e cituara dhe arsyetimet përkatëse, që sipas tij nuk qëndrojnë në asnjë bazë reale.

Related Posts

“Prej tre ditësh kjo zonjë fle para komisariatit, është e paushqyer dhe ka nevojë për ndihmë”

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video prekëse, ku shfaqet një grua e shtrirë në stolat përpara komisariatit të policisë në Vorë. Sipas…

Franca njofton marrëveshjen ‘historike’. Krijohet ‘Shteti i Kaledonisë së Re’, por do të mbetet franceze

Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re , në të cilën territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar,…

Euro në rënie të lirë. Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

Java që lamë pas solli një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të këmbimit euro-lekë. Sipas kursit zyrtar të…

Vijon edhe sonte aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje nga 80 të evidentuara

Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve, ka vijuar edhe ditwn e sotme. Ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje…

Familja Trump investon në Evropë/ Kulla ikonike Trump Tower ndërtohet edhe në Bukuresht

Familja Trump po zgjeron praninë e saj në Evropë, pasi Organizata Trump njoftoi qëllimin e saj për t’u zgjeruar në Rumani, duke nisur një fazë të re…

Emine Erdogan preket gjatë fjalimit të presidentit turk mbi çar’matimin e PKK-së

Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, me protagonistë Presidentin turk Rexhep Tajip…