Studimi/ Mumjet 7,000-vjeçare të gjetura në Sahara i përkasin një prejardhjeje të panjohur njerëzore

Një studim i ri gjenetik ka zbuluar se dy mumje 7,000-vjeçare të gjetura në shkretëtirën e Saharasë i përkasin një dege të panjohur më parë të pemës gjenealogjike të njeriut. Sipas studiuesve, Shkretëtira e Saharasë, e njohur sot për klimën e thatë, dikur kishte liqene, kullota dhe savana, duke e bërë rajonin të favorshëm për bujqësi dhe blegtori midis 14,800 dhe 5,500 vjet më parë, gjatë asaj që njihet si “Periudha e Lagësht Afrikane”.

Ekipi, i udhëhequr nga arkeogjenetika Nada Salem nga Instituti Max Planck për Antropologji Evolucionare, analizoi ADN-në e dy mumjeve të ruajtura natyrshëm në strehën shkëmbore Takarkori në jugperëndim të Libisë. Të dy individët rezultuan femra dhe i përkasin një “popullate fantazmë”, një linjë njerëzore që nuk ishte dokumentuar më parë fizikisht, por ekzistenca e së cilës supozohej nga gjurmët e gjenetikës tek njerëzit modernë.

Studimi tregon se paraardhësit e popullit Takarkori u ndanë nga komunitetet subsahariane rreth 50,000 vjet më parë, në periudhën kur njerëzit modernë filluan të përhapeshin nga Afrika. Analizat gjenetike tregojnë gjithashtu lidhje me gjuetarët-mbledhës 15,000-vjeçarë nga Shpella Taforalt në Marok, por me një ndërveprim të kufizuar.

Gjetjet zbulojnë gjithashtu nivel të ulët të gjeneve të Neandertalit në individët Takarkori, por më të lartë se te komunitetet subsahariane të asaj kohe. Ekzistojnë edhe gjurmë të përzierjes së kufizuar me fermerët nga Levanti, ndërsa komuniteti mbeti kryesisht i izoluar gjenetikisht.

Shkencëtarët sugjerojnë se zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë në “Saharën e Gjelbër” u përhap kryesisht përmes ndërveprimeve kulturore dhe jo migrimeve të mëdha. Paraardhësit e popullit Takarkori, të nisur si gjuetar-mbledhës, zhvilluan aftësi të avancuara në qeramikë, endjen e shportave dhe krijimin e vendbanimeve të qëndrueshme.

Studiuesit vlerësojnë se shumë mumje dhe artefakte të tjera mund të jenë të fshehura nën rërën e Saharasë, duke ofruar mundësi për të zbuluar më shumë rreth jetës dhe ekosistemeve të rajonit përpara se shkretëtira të thahej.

Related Posts

Lajm i fundit! Tërmet i fortë në Shqipëri! Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, në orën 19:50, në vendin tonë. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka…

E gjeni dot flamingon ndryshe për 5 sekonda?!

Një stërvitje mendore po qarkullon fort në rrjetet sociale: sfida është të gjeni flamingon e ndryshëm në figurë brenda 5 sekondash. Iluzionet optike dhe enigmat me imazhe…

E kafshon qeni i fqinjit, ndërron jetë gruaja

BELSH – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u kafshua nga qeni i fqinjëve. Sipas informacioneve paraprake,…

Analiza e bukës integrale në Shqipëri: Shumë produkte nuk plotësojnë standardet..

Tiranë – Analizat e fundit të kryera mbi bukët e shitura si “integrale” në tregun shqiptar tregojnë se disa prej produkteve nuk përmbushin nivelin minimal të fibrave…

Denoncimi: Epstein dhe princi Andrew më kërkuan…. Në festa kishte vajza 14 vjeçare

Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe marrëdhënies së tij me Dukën Andrew po dalin në dritë përmes miliona dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane. Një balerinë,…

Hiqet fytyra e engjëllit që i ngjante Melonit në bazilikën e Romës

ITALI- Fytyra e engjëllit që i ngjante kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ngjalli mjaft polemika ditët e fundit në vendin fqinj është fshirë nga i njëjti…