Rregull i ri për ata shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që një pasaportë gjermane do t’ia lehtësonte ndjeshëm jetën – në punë, në udhëtime, në çdo marrëdhënie me shtetin – ndjenja e lidhjes me vendlindjen i mbeti gjithmonë e fortë.

Por gjithçka ndryshoi gjatë një udhëtimi nga Saranda në Korfuz. “Mbaj mend në anijen me tim shoq dhe dy miqtë tanë gjermanë. Të gjithë shtetasit e BE kaluan pa problem. Ndërsa neve shqiptarëve na mbajtën mbi një orë në një vapë të tmerrshme, pa asnjë shpjegim.” Atë ditë ajo vendosi të aplikonte për shtetësinë gjermane – duke lënë pas, me dhimbje, dokumentin shqiptar.

Një dokument që nuk ekzistonte

Gati 20 vjet më vonë, kur Gjermania, falë një ndryshimi në ligjin e shtetësisë në vitin 2024, lejoi mbajtjen e dy shtetësive, Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk u mendua dy herë dhe nisi menjëherë aplikimin për shtetësinë shqiptare. Por procesi nuk shkoi siç kishte shpresuar. Aplikimi u bllokua kur ambasada, konkretisht seksioni konsullor në Mynih, i kërkoi një certifikatë lindjeje dhe një certifikatë familjare të lëshuara nga autoritetet gjermane. Një certifikatë lindjeje nga Gjermania mund të ketë kuptim vetëm për ata që kanë lindur në këtë vend, por për ata që kanë lindur në Shqipëri, kjo kërkesë ishte absurde. “Autoritetet gjermane çuditeshin, kur u kërkonim certifikatë lindjeje,” rrëfen Enkeleda.

Origjinali mbetet në Shqipëri

Senati i Berlinit i konfirmoi Deutsche Welles se ekziston një mundësi për të marrë një kopje të certifikatës së lindjes nga autoritetet gjermane, por vetëm nëse qytetari e regjistron vetë në gjendjen civile përmes një procedure të veçantë (“Nachbeurkundung”). Megjithatë, edhe nëse ekziston, Senati i Berlinit dyshon se ky dokument do të njihej nga autoritetet e huaja si certifikatë zyrtare lindjeje. Sipas Senatit, raste të ngjashme janë regjistruar edhe me shtetas të natyralizuar nga Vietnami dhe ish-Jugosllavia.

Shqipëria reagon pas ankesave

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk ishte e vetme. Ashtu si ajo, edhe shumicën e 174 qytetarëve që, sipas Ambasadës shqiptare në Gjermani, kishin paraqitur një kërkesë për rikthimin e shtetësisë shqiptare në Berlin, i preku e njëjta pengesë dokumentare.

Ata iu drejtuan mediave – përfshirë edhe Deutsche Welle – për të kërkuar zgjidhje. Dhe më në fund, në fillim të prillit, qeveria shqiptare ndërmori një ndryshim të rregullores. Tani nuk është më e nevojshme një certifikatë lindjeje nga Gjermania. Mjafton një certifikatë e lëshuar në Shqipëri – dhe ajo mund të merret edhe përmes konsullatës.

Enkeleda e kishte dorëzuar këtë certifikatë që në fillim, së bashku me të gjitha dokumentet e tjera. Ndryshimi në rregullore i hapi asaj rrugën që më parë ishte bllokuar. “Ishte e shpejtë dhe pa probleme,” tregoi ajo. “Këtë herë gjithçka shkoi qetë.”

Një ndryshim i vonuar për shumë aplikantë

Por për disa aplikantë të tjerë, kjo rregullore mund të ketë ardhur shumë vonë. Konkretisht, kjo ka prekur ata që i kishin përgatitur të gjitha dokumentet dhe që nuk morën më takim në ambasadë pas vendosjes së kërkesës së re për dy dokumente shtesë nga Gjermania – certifikatën e lindjes dhe certifikatën familjare. Për ta, ekziston shqetësimi se dokumentet e përgatitura me kosto të konsiderueshme mund të kenë humbur vlefshmërinë për shkak të afatit gjashtëmujor. Deutsche Welle e ka pyetur Ministrinë e Brendshme në Shqipëri për të mësuar nëse do të zgjatet afati i vlefshmërisë së aplikimeve të bëra para ndryshimit të rregullores. Deri tani, nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Më shumë se një akt simbolik

Për Enkeleda Olldashi-Heusinger, edhe pse procesi ishte i lodhshëm, përpjekja ia vlejti. “Është një akt simbolik për mua,” thotë ajo. “Është vendlindja ime. Kam familje, kam shtëpi atje. Dhe ndoshta një ditë dua të kaloj më shumë kohë në Shqipëri.” Edhe pse tashmë dokumentet e saj janë për shqyrtim te Presidenca, ajo heziton të gëzohet: “Do të gëzohem vërtet vetëm kur ta kem pasaportën shqiptare në dorë.”

Enkeleda Olldashi-Heusinger prej vitesh ndërmjetëson mes kulturave, dhe u mëson turistëve gjermanë valle popullore shqiptare, në qytetin e saj të lindjes Berat. “Nëse do të marr me të vërtetë shtetësinë shqiptare sërish, do ta festoj me grupin e radhës të turistëve në kalanë e Beratit – me një valle popullore. Dhe i gjithë grupi do të më bashkohet”, thotë ajo./DW

Related Posts

Po vendoste një llambë në shtëpi, por një hap i gabuar e ndryshoi gjithçka — i moshuari rrëzohet nga lartësia dhe përfundon në spital… si ndodhi incidenti?

Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ra nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50 në Shkodër. “Rreth orës…

SuImet ndaj Iranit, Netanyahu lëshon mesazhin që po tr*ndit rajonin — çfarë pritet të ndodhë tani?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se suImet ndaj Teheranit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme. Duke folur nga selia e Forcave të…

Çfarë do të ndodhë me ta? Dy banorët e BBV 5 futen në tualet së bashku

Dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Mali dhe Rogerti, kanë hyrë mbrëmë të dy bashkë në banjë. Ishte Rogerti…

A është bërë pishman që e puthi? Selin sqarohen me Gimbon: U acarova, mos u bëj budalla

Selin dhe Gimbo kanë patur një sqarim me njëri-tjetrin pas puthjes që banori i ‘rrëmbeu’ asaj teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Teksa e përqafoi, Selin iu…

U nda nga jeta në rrethana tr*nditëse — e reja humb jetën nga dora e partnerit… çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje që po trondit opinionin?

Jennifer Robyn Bernard, e njohur për rolin e saj si Terry Brock në serialin e famshëm General Hospital, është ndarë nga jeta. Ajo ishte një figurë e…

B-2 Spirit, b*mbarduesit që SHBA përdori në suImin ndaj Iranit! Një projekt sekret amerikan

Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë përdorur b*mbardues strategjikë B-2 Spirit gjatë sulmeve kundër Iranit, sipas analistëve që monitorojnë të dhënat e fluturimeve ushtarake. Informacioni u bë…