Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur.
Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos, ka ndërruar jetë Tili Pilinci, 39 vjeç, me shtetësi shqiptare, i cili ishte drejtuesi i makinës që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta. 🎥Për më lNF0 – SHlK0 më poshtë ⬇️
Nga përplasja, kishte ndërruar jetë menjëherë bashkatdhetari i tij, Flori Topalli, 25 vjeç, i cili ndodhej në vendin e pasagjerit.
Mjekët e spitalit bënë gjithçka për të shpëtuar Tili Pilincin, por zemra e tij ndali së rrahuri mbrëmjen e kaluar.
Të lënduarit e tjerë nga aksidenti dramatik, i cili ndodhi në orët e para të së hënës, janë jashtë rrezikut për jetën.
Makina që u përplas me kamionin transportonte qytetarë shqiptarë të moshës 24–39 vjeç, të cilët ndodheshin në Itali si punëtorë sezonalë në fushat e Agrigentit, ne ju sjellim lajme falas çdo ditë. Nëse mendoni se e meritojmë, kIikσηi mbi një nga rekIaɱat më poshtë — është mënyra më e thjeshtë për të na ndihmuar falas.