62-vjeçari në gjendje të rëndë, Agroni kërkon ndihmë për një vend në azil

Një thirrje që të trondit shpirtin vjen nga Tirana. Agron Naska, 62 vjeç, banues në zonën e Misto Mames, pranë pallateve “Çabej” në rrugicën nr. 8, është në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe jeton i braktisur, pa asnjë mbështetje nga familja apo institucionet.

Agroni shfaqet i pafuqishëm për të lëvizur, ndërsa rrëfen mes lotësh gjendjen ku ndodhet:

“Jam i braktisur, jam i sëmurë, jam i paralizuar. Jetoj vetëm. Nuk kam asnjë lloj ndihme, asnjë përkrahje. Ju lutem, më ndihmoni, më çoni në ndonjë azil… jam vetëm, s’kam njeri, nuk lëviz dot. Edhe fëmijët, vajzat nuk më ndihmojnë dot. Çfarë të bëj? Më çoni në ndonjë azil, ju lutem.”

Kohët e fundit, gjendja e tij është përkeqësuar edhe më shumë. Para disa ditësh, ai mbeti i paralizuar brenda në banesë dhe vetëm ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët u detyruan të futeshin nga ballkoni, i shpëtoi jetën. Agroni nuk është në gjendje të lëvizë dhe nuk ka asnjë mundësi të kujdeset për veten.

Prej kohësh, ai kërkon ndihmë për një vend në ndonjë qendër sociale ose azil, ku të ketë kujdesin minimal dhe të ndjehet i sigurt. Gjendja e tij psikologjike është gjithashtu e rënduar, pasi ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund jetës, nga mungesa e shpresës dhe vetmia e thellë që e ka mbytur.

Qytetarë të ndjeshëm që kanë njohur rastin, apelojnë për ndihmë urgjente:

“Ky njeri ka nevojë për një azil sa më parë. Jeton vetëm dhe është i sëmurë rëndë. Ka nevojë për përkujdesje 24 orë dhe është në rrezik të përhershëm. Nuk mund ta lëmë në këtë gjendje.”

Kushdo që ka mundësi të ndihmojë ose të ndërmjetësojë për vendosjen e tij në një strukturë sociale, mund të kontaktojë direkt në numrin e tij personal: 069 392 0828

Mesazhi i plotë i qytetares që bëri thirrjen për ndihmë:

“Ju lutem, në mënyrë anonime ta ndihmojmë zotërin Agron Naska, 62 vjeç, i cili është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ekonomike. Për t’i shërbyer vetes ka nevojë urgjente për një azil. Zotëria jeton i vetëm, i braktisur në Misto Mame, te pallatet Çabej në rrugicën nr. 8. Para disa ditësh u paralizua në shtëpi dhe ishin zjarrfikësit që hynë nga ballkoni për ta shpëtuar. Është rasti që u publikua tek ju. Ju lutem ta ndihmojmë, sepse zotëria është i rënduar psikologjikisht dhe ka deklaruar se do të tentojë vetëvrasjen. Ju lutem, ta shpëtojmë në kohë. Nuk është në gjendje të lëvizë, jo më t’i shërbejë vetes. Numri i tij i kontaktit është: 0693920828.”

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox: 29 dhjetor – 4 janar 2026. Të gjitha shenjat

Zbulo çfarë rezervojnë yjet për javën që shënon kalimin nga viti i vjetër në të ri. Parashikimet për dashurinë, punën dhe mirëqenien për secilën shenjë. Dashi Dashuria…

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”,…

Humbi TRAGJIKISHT të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë: Ja kur do i kthehem muzikës!

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij,…

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të…

Një stuhi e fortë dimërore godet disa pjesë të SHBA-së, qindra aksidente trafiku dhe vonesa fluturimesh

Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu sot disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje bore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Midwest, ndërsa zona të…

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…