Luke se dinte qe nëna e tij kendonte, do qani me lot çfarë ka bërë pasi e ka takuar

Elton Ilirjani në Top Story në Top Channel ka përshkruar takimin emocionues mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj pas 15 vitesh.

Ai tha se djali nuk e njihte dhe nuk e mbante mend fare imazhin e të ëmës.

“Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin.

Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti.

Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit.

Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare. Djali kur ka ardhur ka ardhur i trembur, shumë i trembur”, u shpreh ai.

Detaje rrëqethëse ka rrëfyer në Top Story Elton Ilirjani për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.

Ai tha se Luke nuk e dinte fare që nëna e tij kishte qenë një artiste e madhe në Shqipëri dhe nuk kishte parë kurrë asnjë video të sajën duke kënduar. Ai tha se Luke pasi kishte dëgjuar këngën “E duam lumturinë”, e kishte rikthyer atë 6 herë në Youtube dhe se i kishte thënë asaj se ishte krenar për të.

“Takimi ishte menduar të ishte i shkurtër, dhe zgjati gjithë natën. Roberti qante gjithë natën, i biri donte të vëzhgonte çdo video të Parashqevisë duke kënduar, nuk kishte parë asnjë video të nënës deri në ato momente.

Mesa kuptova nga komunikimet gjatë gjithë natës, ishte se ndarja e tyre nuk ka qenë e thjeshtë, ka qenë një luftë e madhe gjyqësore, dhe nuk mund të themi se kush është fajtori, nuk mund të them se është Robert, por as se Parashqevia ka qenë me qëllim fajtore. Është një dramë shumë e madhe.

Ai e ka kthyer gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’ dhe në një moment i kërkon avokates time t’ia përkthejë, dhe ajo ia përktheu, dhe djalit iu mbushën sytë më lot. Ai i ka thënë Parashqevisë që ‘mama unë jam krenar për ty’ dhe kjo është arritja më e madhe që mund të ketë Parashqevia dhe që ai nuk e dinte që nëna e tij të ishte një yll, shikonte dhe një nënë shumë të bukur. Kur pa që ishte ajo që ishte, kam idenë që ai tani e do nënën e vet. Ishte një natë shumë e bukur ku ne kënduam, me shumë emocion…”, tha ai.

Top Channel

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…