Arroganca e PD edhe pasi mbajti me vështirësi mandatin e Lezhës! Nul Moka në kufiirin e “boksierit”: I zë rrugën dhe shtyn Taulant Ballën! Po sikur ta kishin humbur? (Video)

Dhe nëse arroganca e PD-së u shfaq në një moment për fitoren e mandatit të Lezhës që e mbajtën me shumë vështirësi, mendo se si do të sillej kjo forcë politike nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe qeverinë. Kjo të kthen në retrospektivën e errët të Gërdecit dhe 21 Janarit, dy ngjarje të rënda që mbajnë “vulën” e PD-së së Sali Berishës, për të cilat drejtësia ende nuk është vendosur

Numërimi i votave të fundit për Qarkun e Lezhës te Parku Olimpik në Tiranë nuk ka kaluar pa tensione mes dy kampeve dhe madje ankth mes palëve teksa ishin fokusuar te monitori.

Por ajo që ra në sy pasi PD e mbajti mandatin e katërt të Lezhës në grushtin e fundit të zarfave të diasporës së Greqisë, ishte arroganca e demokratëve.

Teksa nisën festimet në kampin demokrat, vijoi arroganca e tyre me Flamur Nokën në krye. Ky i fundit i zuri rrugën deputetit Taulant Balla, kreu politik i Diasporës për PS dhe pasi shkëmbyen fjalë nisi ta shtynte me duar.

Ndërhyrja e të pranishmëve shmangu vijimin e tensioneve dhe përplasjeve. Por u pa qartë se edhe deputetë të tjerë të PD-së si Xhelal Mziu, tentuan që të shkonin pas Ballës, por ky u ndal në fund nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, që e kapi nga xhaketa.

Dhe nëse arroganca e PD-së u shfaq në një moment për fitoren e mandatit të Lezhës që e mbajtën me shumë vështirësi (vëtëm 73 vota duke humbur mbi 14.8% ne krahasimi me 2021), mendo se si do të sillej kjo forcë politike nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe qeverinë.

Dhe kjo të kthen në retrospektivën e errët të Gërdecit dhe 21 Janarit, dy ngjarje të rënda që mbajnë “vulën” e PD-së së Sali Berishës, për të cilat drejtësia ende nuk është vendosur.

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox: 29 dhjetor – 4 janar 2026. Të gjitha shenjat

Zbulo çfarë rezervojnë yjet për javën që shënon kalimin nga viti i vjetër në të ri. Parashikimet për dashurinë, punën dhe mirëqenien për secilën shenjë. Dashi Dashuria…

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”,…

Humbi TRAGJIKISHT të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë: Ja kur do i kthehem muzikës!

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij,…

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të…

Një stuhi e fortë dimërore godet disa pjesë të SHBA-së, qindra aksidente trafiku dhe vonesa fluturimesh

Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu sot disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje bore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Midwest, ndërsa zona të…

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…