Festivali i Këngës në Eurovision 2025, publikohet procedura e votimit

Edicioni i 69-të i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025 kulmon sonte me Finalen e Madhe. Në këtë mbrëmje do të interpretohen 26 këngë dhe pas 4 orësh muzikë, performancash, argëtimi dhe emocionesh, do të mësohet edhe fituesi i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025.

Shfaqja fillon në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt nga St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës.

Prezantueset janë Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer. Renditja e këngëve është vendosur nga Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SRG SSR) bazuar në short. Kënga ‘Zjerm’ e Shkodra Elektronik do të jetë e 26-ta.

Procedura e votimit, sipas faqes zyrtare të Festivalit të Këngës në Eurovision 2025, do të ndjek të njëjtën procedurë si dy vitet e fundit.

Çdo vend pjesëmarrës do të ketë dy grupe pikësh me nga 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikë për të dhënë. Një grup për jurinë e secilit vend dhe një grup për televotimin e secilit vend. Votat online të vendeve që nuk marrin pjesë në Festival, do të kenë të njëjtën peshë si vendet pjesëmarrëse.

Secili prej 37 vendeve pjesëmarrëse në Eurovisionin e këtij viti do të mund të votojë.

Çdo vend ka një juri kombëtare e cila jep një grup pikësh me 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikë.

Çdo vend do të ketë televotim, i cili gjithashtu rezulton në një grup prej 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikësh.

Votimi online nga vendet që nuk marrin pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2025 ka të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 12 pikë.

Së pari, pikët e jurisë do të prezantohen individualisht nga një zëdhënës për secilin vend.

Së dyti, pikët nga televotimi do të grumbullohen dhe do të jepen të kombinuara.

Juritë kombëtare votuan dje në mbrëmje (e premte, 16 maj) gjatë provës së dytë gjenerale.

Nëse dy vende kanë të njëjtat pikë, një rezultat i kombinuar kombëtar i televotimit dhe jurisë do të llogaritet vetëm për qëllimin e zgjidhjes së situatave të barazimit. Më e mira nga të dyja është kënga që ka marrë pikë nga numri më i madh i vendeve nga llogaritja e kombinuar kombëtare e televotimit dhe jurisë.

Related Posts

Skena të pabesueshme: Anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë përIeshën fizikisht në autostradë (Video)

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një segment të autostradës serbe drejt Nishit, ku raportohet për një konflikt të ashpër verbal dhe fizik mes dy automjeteve…

PërpIasen dy helikopterë civilë, humbin j*tën të gjithë personat në bord

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në Finlandë, ku dy helikopterë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave që ndodheshin në ta. Ministria e…

Ndodh e papritura, futbollisti bie nga autobusi gjatë festimeve (Video)

Barcelona është sundimtari absolut i futbollit spanjoll këtë sezon, pasi e ka kompletuar kurorën e trefishtë: fituan La Ligën dy javë para përfundimit të kampionatit, duke shtuar…

E FUNDIT/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një tjetër veprim hetimor në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke sekuestruar telefonin e…

“Më mungon koha me Eglin”, Gjesti hap zemrën, flet dhe për të ardhmen

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ka folur për jetën e tij pas përfundimit të spektaklit që thërret miliona shikues. Në emisionin “Goca dhe Gra”, ai…

Incidenti me Gjestin, Jozi rrëfehet: Ishte shp*rthim emocional! Ja çfarë më tha familja

Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big Brother Albania Vip 4. Ai u shpreh…