Incidenti me deputetët e PD-së, gazetarja Demushi: Nuk doja të nxisja hetim, gabimet ndodhin

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi shkruan në Facebook se lidhur me denoncimin ndaj dy deputetëve të opozitës që patën një përplasje më të.

Gazetarja shkruan se nuk donte të nxiste asnjë hetim teksa shprehet se gabimet ndodhin, por Rëndësi ka t’i pranojmë dhe t’i korrigjojmë me dinjitet.

Demushi: Gjatë një momenti tensioni në protestën e fundit, reagova publikisht dhe denoncova dy deputetë në një gjendje të tensionuar dhe emocionalisht të fortë, jo vetëm për mua, por besoj për çdo gazetar që ndodhej aty. Si gazetare, e vetëdijshme për peshën e fjalës publike, ndjej detyrimin të sqaroj se nuk kisha për qëllim të nxisja ndonjë hetim.

Kjo nuk është një tërheqje, por një reflektim i ndershëm për të mbrojtur vlerat që përfaqësoj: profesionalizëm, objektivitet dhe përgjegjësi. Gabimet ndodhin. Rëndësi ka t’i pranojmë dhe t’i korrigjojmë me dinjitet. Gjithashtu, dua të sqaroj se nuk kam asnjë pretendim ndaj Klevis Balliut, i cili erdhi në atë moment për të qetësuar situatën.

Ndaj deputetit të PD-së Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës, Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin.

Sipas policisë ata penguan mediat që të intervistonin dhe veçanërisht gazetaren në fjalë, e cila më pas i është drejtuar Policisë së Tiranës me një denoncim.

Për shkak të kompetencës, dosja i është përcjellë SPAK-ut për veprime të mëtejshme. Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së, që pretendon vjedhjen e votave nga mazhoranca më 11 maj.

Ky procedim penal vjen menjëherë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës të ditës së premte (16 maj), ku Paloka dhe Balliu sulmuan gazetarët.

Related Posts

Reforma e Pensioneve 2026: Për një Qëndrueshmëri Financiare

Shqipëria po përgatitet për një transformim rrënjësor të skemës së pensioneve, një lëvizje e diktuar nga sfidat demografike si plakja e popullsisë dhe kërkesat e procesit të…

Loja mbaroi! Klodiana Lala: 2026 e pret Ramën në SPAK, ja çfarë do i kërkohet

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me…

Krishtlindja kthehet në TR*GJEDI, nënë e bijë VD*SIN nga helmimi

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare. Antonella di Ielsi, 50…

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”- Rama: Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të…

I fundit! Ndërron jetë ish – zv. Kryeministri dhe ministri i Bujqësisë

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë…

Rama zgjidh thesin 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit. Rama vuri theksin kryesisht tek…