Vazhdon me rritje numri i rasteve të shkurorëzimeve/ Për një muaj u shkurorëzuan 141 çifte bashkëshortore

141 çifte bashkëshortore në Kosovë i dhanë fund martesës në muajin shkurt të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Avokati, Ardian Bajraktari, në intervistë për Ekonomia Online, ka folur për këtë rritje të numrit të rasteve të shkurorëzimeve në vitet e fundit.

“Janë faktorë të ndryshëm që çojnë në shkurorëzime të çifteve bashkëshortore, si tradhtia bashkëshortore, krizat ekonomike, tensionet sociale e shkaqe të tjera”, tha Bajraktari.

Ai duke u ndalur në procesin e shkurorëzimit thekson se është dukshëm më i lehtë, kur palët kanë marrëveshje të ndërsjellë.

“Natyrisht që edhe Ligji i Familjes e parashikon në dy mënyra: në rast se ka vullnet të dyanshëm dhe në rast se jo, shkon me padi. Proceset me marrëveshje të dyanshme janë më të lehta. Në jo pak raste, në praktikë ndodh që çështja e pasurisë të bartet tek anëtarët e tjerë të familjes. Është e domosdoshme që gratë të kujdesen për mirëqenien e tyre dhe ta regjistrojnë pasurinë e përbashkët”, tha ai.

Avokati Bajraktari vuri në pah se ndarja e çifteve bashkëshortore sfidohet kur përfshihen çështje si ndarja e pasurisë apo kujdestaria e fëmijëve.

“Varësisht prej rasteve, aty ku ka marrëveshje të dyanshme, natyrisht procesi i shkurorëzimit shkon më shpejt. Çështja komplikohet kur kemi fëmijë në mes, sepse vazhdon me procesin e kontaktit, të besimit dhe të rritjes së fëmijëve. Vlen të theksohet edhe ndarja e pasurisë, e cila është sfiduese dhe mund të paraqes vështirësi. Varësisht prej rrethanave të rastit konkret, kur kemi të bëjmë me marrëveshje, si rregull procesi i shkurorëzimit shkon shumë më shpejt. Por kur kemi ndarje të pasurisë apo fëmijë në mes, natyrisht që procesi mund të zgjasë”, tha ai.

Avokati Bajraktari shtoi se pasuria e krijuar prej momentit të lidhjes së martesës ndahet në pjesë të barabarta.

Related Posts

Reforma e Pensioneve 2026: Për një Qëndrueshmëri Financiare

Shqipëria po përgatitet për një transformim rrënjësor të skemës së pensioneve, një lëvizje e diktuar nga sfidat demografike si plakja e popullsisë dhe kërkesat e procesit të…

Loja mbaroi! Klodiana Lala: 2026 e pret Ramën në SPAK, ja çfarë do i kërkohet

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me…

Krishtlindja kthehet në TR*GJEDI, nënë e bijë VD*SIN nga helmimi

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare. Antonella di Ielsi, 50…

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”- Rama: Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të…

I fundit! Ndërron jetë ish – zv. Kryeministri dhe ministri i Bujqësisë

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë…

Rama zgjidh thesin 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit. Rama vuri theksin kryesisht tek…