Dilberja dhe Bashkimi janë bashkë që prej vitit 2011, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë me të cilën ka 4 fëmijë. Gjatë debatit në “Shihemi në Gjyq” del një detaj nga martesa e tyre. Ata janë lidhur në 2011, por Bashkimi s’e kishte përfunduar ende procesin e divorcit.
Në pjesën e dytë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Dilberja shpjegon se janë martuar ligjërisht në 2014, kur ka lindur djali. Ajo thotë se edhe për djalin, Bashkimi ka pasur kundërshtime në fillim sepse nuk donte të bëhej sërish baba.
Dilbere: Martesën ligjore e kemi lidhur më vonë, kur na ka lindur çuni, në 2014.
Eni Çobani: Më the në 2011, mendova… Edhe për këtë ka vonuar, pse ka vonuar?
Dilbere: Ka qenë pa ligj, pa letra. Kur ka lindur çuni, kanë bërë divorcin se ka qenë në proces divorci dhe duhej bërë divorci që të bëja unë celebrimin.
Eni Çobani: Pra ti e ke marrë të martuar, të padivorcuar?
Ardit Gjebrea: Ishte në proces divorci.
Eni Çobani: Po jo edhe ky është një gabim se nuk mund ta marrësh zonjën se ajo mund të sillte në jetë një fëmijë dhe fëmija do të regjistrohej me Lumturinë e Bashkimin, edhe ky është një problem tjetër.
Dilbere: Edhe për djalin nuk ka qenë dakord se më ka thënë unë kam fëmijë, unë nuk dua fëmijë më dhe ne kemi këmbëngulur shumë…
Eni Çobani: Si e solle ti fëmijën në jetë, me Bashkimin e ke sjellë.
Dilbere: Me Bashkimin, por kam këmbëngulur shumë për të bërë atë fëmijë se nuk dëgjonte, thoshte nuk bëj fëmijë se kam 4 fëmijë, se ka qenë puna te pasuria se unë për të vdekur kisha, fëmijë s’kishim, pasurinë fëmijët e tij do ta merrnin s’do e merrja unë./tvklan.al