Kursi i këmbimit të euros e nis javën në ’pikiatë’, pranë minimumit historik, ja faktorë që ndikuan..

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me një rënie të ndjeshme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 98.11 lekë, në rënie me 0.45 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Në fakt, rënia e Euros në tregun valutor ishte e përshkallëzuar gjatë pjesës së dytë të javës së shkuar. Por, duke qenë se ditët e enjte dhe të premte ishin pushime për administratën shtetërore, kursi zyrtar i këmbimit nuk ishte përditësuar prej Bankës së Shqipërisë qysh të mërkurën e kaluar.

Në ditët e para të javës së kaluar, Euro shënoi rritje, të lidhur me një shtim të përkohshëm të kërkesës në tregun valutor. Por, siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, kjo rritje nuk ka zgjatur shumë dhe në harkun e pak ditëve monedha europiane është rikthyer në vlera të përafërta me fillimin e javës së kaluar.

Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit prill, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një zhvendosje në rënie. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se një rënie e tillë është pak a shumë e zakonshme dhe lidhet me rritjen e flukseve valutore hyrëse, të lidhura sidomos me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj. Megjithatë, disa agjentë nuk përjashtojnë edhe një ndikim të përkohshëm të fushatës zgjedhore në kursin e këmbimit, mbështetur në perceptimin se kjo periudhë shoqërohet me një qarkullim më të lartë të valutës së huaj.

Aktualisht, kursi i këmbimit Euro-Lek ndodhet pranë pragut të 98 lekëve dhe njëkohësisht vlerës më të ulët historike, që u shënua më datë 6 maj, në nivelin e 97.99 lekëve.

Sinjalet nga kursi i këmbimit tregojnë se edhe këtë vit tregu do të ushtrojë presione nënçmuese mbi monedhën europiane. Pas një tremujori të parë në nivele më të qëndrueshme, tremujori i dytë, ashtu siç pritej, ka nisur me zhvlerësimin e Euros. Agjentët mendojnë se kjo është një rrjedhojë e një sezoni turistik më të zgjeruar, që sjell rritje të prurjeve valutore që para fillimit të verës.

Edhe politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, zhvlerësimi i mëtejshëm i Euros u frenua nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike.

Duke qenë se inflacioni vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, mund të pritet që Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një strategji të ngjashme edhe këtë vit, për të kufizuar forcimin e Lekut./Monitor

Related Posts

Reforma e Pensioneve 2026: Për një Qëndrueshmëri Financiare

Shqipëria po përgatitet për një transformim rrënjësor të skemës së pensioneve, një lëvizje e diktuar nga sfidat demografike si plakja e popullsisë dhe kërkesat e procesit të…

Loja mbaroi! Klodiana Lala: 2026 e pret Ramën në SPAK, ja çfarë do i kërkohet

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me…

Krishtlindja kthehet në TR*GJEDI, nënë e bijë VD*SIN nga helmimi

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare. Antonella di Ielsi, 50…

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”- Rama: Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të…

I fundit! Ndërron jetë ish – zv. Kryeministri dhe ministri i Bujqësisë

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë…

Rama zgjidh thesin 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit. Rama vuri theksin kryesisht tek…