U akuzua se dhu*noi vjehrrin dhe vjehrrën, flet nusja: Ata më bu*llizonin

Në emisionin me “Zemër të Hapur“ është trajtuar historia e Etlevës e cila është akuzuar për dhunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës, një ngjarje e cila ka ndodhur disa vite më parë. Ajo është rikthyer përsëri në studio, duke dhënë versionin e saj të ngjarjes.

Gjatë rrëfimit të saj, Etleva deklaroi se për të ka qenë një periudhë e vështirë dhe se është bërë më e fortë për hir të fëmijëve të saj. Ajo tregoi gjithashtu se me ish-bashkëshortin ishte njohur në rrjetin social Facebook dhe pas disa kohësh kishin realizuar edhe fejesën

Më tej, Etleva shtoi se se ai e kishte gënjyer se kishte ndenja për të dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte që ajo të shkonte t i shërbente një gruaje e cila i kishte premtuar se do i linte pasurinë e saj pasi jetonte vetëm.

“Unë jam bërë shumë e fortë vetëm për fëmijët e mi. Ka qënë një periudhë shumë e vështirë. Me Afrimin jam njohur në Facebook. Pas disa javësh ne realizuam fejesën. Ai më kishte gënjyer për fejesën sepse dëshironte që unë të shkoja t’i shërbeja një zonje e cila jeton në Himarë dhe ajo pasi jetonte vetëm do t’i linte pasurinë e saj”, tha ajo.

Etleva theksoi se gjatë martesës, ajo ka qenë e bullizuar nga vjehrra e saj pasi ajo nuk ishte dakord për martesën e tyre. Ajo tha se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj edhe kur ajo ishte shtatzënë pasi ajo nuk kishte shkuar të vizitonte vjehrrën.

Sipas saj, Afrimi paratë e fituara nga emigracioni në Itali, nuk i jepte për fëmijët e tyre të mitur, por çdo gjë shkonte për prindërit e tij.

“Ai ishte shumë i paqëndrueshëm emocionalishtë dhe gjithashtu mora vesh se ai kishte qënë edhe i fejuar më përpara. Kur kam shkuar të jetoja tek shtëpia e tij, vjehrra nuk më donte dhe gjatë gjithë kohës më perqeshte dhe kërkonte të konfliktohej me mua. Ajo nuk ishte dakord që ne të dy të bënim dasmën. Afrimi ka ushtruar dhunë ndaj meje edhe kur isha shtatzënë, më godiste me shkelma dhe grushta tek barku për arsye se unë nuk vizitoja vjehrrën. Afrimi çdo gjë që fitonte nuk i jepte për fëmijët tonë, por për prindërit e tij dhe unë nuk kam folur pasi nuk kisha as mbështjetjen e familjes time”, theksoi Etleva.

Në fjalën e saj, ajo tha se edhe vjehrri i saj kishte tentuar ta godiste me tullë. Ajo gjithashtu mohoi se kishte goditur kunatin dhe vjehrrën me xhama, dhe se çdo gjë e kishte bërë nga inati.

“Afrimi një ditë telefonoi edhe babain tim duke i thënë se do më vriste dhe do më dërgonte me arkivol në shtëpinë time. Edhe vjehrri ka tentuar të më godiste me tullë. Ditën e ngjarjes vjehrra dhe vjehrri donin të më përzinin nga shtëpia dhe pasi Afrimi ka ardhur nga Italia më ka goditur duke më kapur prej flokësh dhe vjehrra dhe vjehrri vetëm shikonin dhe qeshnin. Unë kam goditur vetëm dy xhama dhe e kam bërë vetëm prej inatit”, përfundoi ajo.

Related Posts

“Prej tre ditësh kjo zonjë fle para komisariatit, është e paushqyer dhe ka nevojë për ndihmë”

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video prekëse, ku shfaqet një grua e shtrirë në stolat përpara komisariatit të policisë në Vorë. Sipas…

Franca njofton marrëveshjen ‘historike’. Krijohet ‘Shteti i Kaledonisë së Re’, por do të mbetet franceze

Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re , në të cilën territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar,…

Euro në rënie të lirë. Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

Java që lamë pas solli një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të këmbimit euro-lekë. Sipas kursit zyrtar të…

Vijon edhe sonte aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje nga 80 të evidentuara

Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve, ka vijuar edhe ditwn e sotme. Ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje…

Familja Trump investon në Evropë/ Kulla ikonike Trump Tower ndërtohet edhe në Bukuresht

Familja Trump po zgjeron praninë e saj në Evropë, pasi Organizata Trump njoftoi qëllimin e saj për t’u zgjeruar në Rumani, duke nisur një fazë të re…

Emine Erdogan preket gjatë fjalimit të presidentit turk mbi çar’matimin e PKK-së

Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, me protagonistë Presidentin turk Rexhep Tajip…